Gara për kreun e BKH, kualifikohen 8 kandidatë në testin teorik dhe praktik! Tashmë do t'i nështrohen 'makinës së të vërtetës'

14 Shkurt 2020, 10:39| Përditesimi: 14 Shkurt 2020, 19:24

  • Share

TIRANE- Nga 40 kandidatë në listë paraprake, në garën për kreun e Byrosë Kombëtare përpara makinës së të vërtetës do të shkojnë vetëm 8 prej tyre. 8 nga 18 kandidatët kaluan testin logjik dhe fizik të vrapit me 2400 m, pompave, palosjeve me barkë, paraleleve dhe testit logjik me ese kriminale dhe tashmë ata do të kalojnë edhe testin e poligrafit që njihet ndryshe si makina e së vërtetës. Më pas kandidatët intervistohen nga Komisioni i Vlerësimit në SPAK. Testin nuk e kanë kaluar drejtori i Burgjeve Agim Ismaili, dhe as kreu i Kufirit, Eduart Merkaj. Në listën e kualifikuar janë spikasin dy gra, mes tyre numri dy i Policisë së Shtetit Aida Veizaj (Hanaj). Makinës së të vërtetës pritet t'i nënshtrohet edhe Ylli Pjetërnikaj drejtues i komanduar i Prokurorisë Shkodër.

SPAK-u ka publikuar listën ndërsa ka vlerësuar dhe performancën e garuesve, duke thënë se "Komisioni mbeti shumë i kënaqur nga cilësia dhe performanca e aplikantëve dhe si pasojë ka vendosur që të rrisë numrin që do të konkurrojë në fazat e fundit nga 6 në 8 kandidatë".

Ajo çka bie në sy me anë të këtij njoftimi është rritja e numrit të finalistëve në 8 pasi pak ditë më parë ambasada SHBA-ve deklaroi se do të përzgjedhin 6 finalist ndërsa po ashtu mungon renditja sipas pikëve të fituar nga cdo garues.

Lista e 8 kandidateve te kualifikuar

1-Aida Veizaj (Hanaj)

2-Ardian Çipa

3-Artur Beu

4-Ervin Hodaj

5-Gentjan Shehaj

6-Lindita Nushi

7-Idajet Faskaj

8-Ylli Pjetërnikaj

Komisioni i ngritur përbëhet nga tre anëtarë, Kryetari i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Arben Kraja, që pritet të mbajë dhe rolin e kryetarit të komisionit, si edhe dy prokurorë të tjerë të SPAK, Eneid Nakuçi dhe Behar Dibra.

Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit është përgjegjës për funksionimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe mbikëqyret nga një komision i përbërë prej tre prokurorësh të Prokurorisë së Posaçme, njëri prej të cilëve është drejtuesi i saj dhe dy të tjerët zgjidhen çdo vit me short.

Personi që do të përzgjidhet nga ky proces, do të jetë pjesë e një grupi elitë që mbështet Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme dhe Prokurorët e Posaçëm, të cilët do të hetojnë veprat penale nën juridiksionin penal të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, thuhet në njoftimin zyrtar të hapjes së garës.

Shtetet e Bashkuara kanë qenë ndër mbështetësit kryesor të ngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë. Po kështu grupi i 60 hetuesve të BKH do të trajnohen në akademinë e FBI-së në Virxhinia të Shteteve të Bashkuara.

Aida Veizaj (Hanaj), Ervin Hodaj,Ylli Pjetërnikaj, Gentjan Shehaj

Ardian Çipa,Idajet Faskaj, Lindita Nushi, Artur Beu

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Blerimi i Lushnjes: 15/02/2020 15:14

    Une e kam pater epror Ervin Hodaj, kam punuar me te dhe mund te them me bindje se eshte me I pershtatshmi per ate pozicion. I afte dhe I paperlyer ne afera.

    Përgjigju
    • Bledi: 17/02/2020 13:39

      Po duplexin si e beri apo me rrogen e shtetit?

  • Balanca: 15/02/2020 12:39

    Çipa e ka provuar veten ne testet e Amerikes dhe ne testet e Drejtorit te Policise, meriton plotesisht te nominohet

    Përgjigju
  • Durres: 14/02/2020 18:29

    Si ka mundesi Nushi,a do e kaloj vallle makinerin e se vertetes,apo do te marri euro nga kladestinet............apo nga vija e dyte.

    Përgjigju
  • Lushi: 14/02/2020 16:23

    Po e kaloi cipa polgrafin ka mar fund amerika poligrafi dhe urgjentisht liri gjith te burgoserve ne amerik gjithmon po i kaloi cipa

    Përgjigju
  • Divjaka: 14/02/2020 15:14

    Natyrisht me i mundshmi Ervin Hodaj, qe si drejtuei i policise ka qene i afte dhe korrekt. Le te kujtojme me kete rast, vec te tjerave,aksionin e zbulimit te Bankes,ne nje kohe rekord e qe mori pergezimet e amerikaneve etj.

    Përgjigju
  • Peqin: 14/02/2020 13:00

    Ve bast per Artur Beun

    Përgjigju
    • ERP: 14/02/2020 17:49

      Artur Beu s’ka asnje lidhje me hetimin e krimeve, nuk ka punuar asnje dite me krimet

  • Aii: 14/02/2020 12:46

    Kjo hajni si e kaloi testin fizik? Po 2400 metra vrap per sa ore i beri?

    Përgjigju
    • Libu: 14/02/2020 23:36

      Tamam, me meritokraci

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?