Bijon Poolandrag

Kronikë

Vijon gjyqi për iranianin e arrestuar për terrorizëm Bijan Pooladrag ku prokuroria kërkoi që për shkak të sekretit hetimor, seanca të vijonte me dyer të mbyllura.

28 Shtator 2022, 16:40| Përditesimi: 28 Shtator 2022, 16:43

  • Share

 Prokurori Vladimir Mara, argumentoi një kërkesë të tillë, për shkak të sekretit hetimor, duke qenë po hetohen edhe persona të tjerë paralelisht dhe disponohen fakte që nuk janë bërë publike me emra konkret. Prokurori po paraqet momentalisht pretencën ndaj iranianit ndërsa ky i fundit ka dy vite që është ndaluar nga autoritetet shqiptare mbi dyshimet për terrorizëm.

Poladrag dyshohet se mblidhte informacion ndaj anëtareve të MEK, kjo e faktuar sipas organit të akuzës përmes materialeve e fotove që i janë gjetur në celular. Polagrad akuzohet për një sërë veprash penale si organizatë terroriste, sulme ndaj sistemit kompjuterik, ndërhyrje në të dhënat kompjuterike të paautorizuara etj.

Ai dyshohet se ka qenë pjesë e anëtarëve të muxhahedinëve dhe ka qenë banor i kampit në Manëz për njëfarë kohe. Polagrad vepronte si i infiltruar mes muxhahedinëve të strehuar në Shqipëri dhe ndërkohë planifikonte sulmin terrorist.

SPAK kërkon gjykimin dhe dënimin e tij për aktivitet terrorist. Ka qëndruar për 5 vite ne kampin e Ashraf e më pas ka nisur aktivitetine e jashtëligjshëm. E larguar nga kampi e është arrestuar në Tiranë në banesë me qira. Iriani u arrestua në tetor 2020. Ai dyshohet se përdorte aplikacion për t'u lidhur me numrat e telefonave celularë të personave të tjerë. 45-vjeçari u merrte kodin e konfirmimit të aplikacionit e më pas e transferonte në kompjuterin apo celularin e tij. Gjatë kontrollit të banesës së tij, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 telefona celularë, një USB, 3 dokumente udhëtimi, 10 karta sim dhe dokumente të tjera të ndryshme.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?