Tirane, korrik 2024

Vijon i nxehti afrikan, termometri në fundjavë do të shënojë deri në 43 gradë Celcius

13 Korrik, 07:47| Përditesimi: 13 Korrik, 07:58

  • Share

Tirane- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut.

Termometri do të shënojë deri ne 43 gradë Celcius.

Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës kryesisht përgjatë relieveve malore.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 10m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?