GREQI- Një familje me origjinë shqiptare po përjeton momente tmerri prej 45 ditësh, pasi vajza e tyre 19 vjeçare Artemis Vasili është zhdukur dhe nuk ka dhënë asnjë shenjë jete.
Artemis Vasilis ka dal një mëngjes të premte nga shtëpia për të bërë një intervistë pune nga e cila nuk u kthye më kurrë, nga ai moment familja e saj me origjinë shqiptare po përjeton një makth me sy hapur.
Shpresa e vetme për familjen e Artemisit janë dëshmitë e qytetarëve që pretendojnë se e kanë parë gjallë rrugëve të Athinës dhe një pamje nga një kamera sigurie të një dyqani ku tregon vajzën e re duke ecur.
Avokati i familjes Anastasios Dougas për "THEMA” ka thënë se
“Jam i bindur që ajo është gjallë dhe se po mbahet nga disa kundër vullnetit të saj. Një fëmijë 19-vjeçar nuk mund të ketë vendosur zhdukjen e përsosur për arsyet e tij. Artemis u largua nga shtëpia për të kaluar një intervistë për punë. Ne bëmë një hulumtim shumë të madh në Volos , sepse kishim dëshmi dhe informacione që Artemis kalonte nëpër një dyqan lodrash, i shoqëruar nga dy burra rreth 30 vjeç. Për një javë ne bëmë kërkime me vëllain e saj, në mënyrë që të lokalizonim vajzën 19-vjeçare në zonën specifike, por fatkeqësisht pa rezultat”
Babai i vajzës Jani Vasilis në një lidhje telefonike për emisionin “Pa Gjurmë” në Report Tv është shprehur i shqetësuar për rrëmbimin e vajzës së tij dhe ka frik se ajo është në rrezik për jetën.
Autoritet greke janë ende në kërkim të gjurmëve të reja të vajzë së humbur duke o mobilzuar me çdo mënyrë për gjetjen e vajzës së zhdukur.
4 mundesi ka:1-intervista e vertete,por e rrembyer gjate rruges,2-vajza mund te kete mashtruar familjen,nuk kishte asnje interviste,3-seks ofenders mund ta kene mashtruar vajzen ne internet duke sajuar nje << interviste>> te mundeshme ,por qe ka sherbyer si karem,4- te kontrrollohet ne se vajza dinte shqip ose mbante lidhje me shqipo te tjere ne rjetet sociale,si dihet c'tipa kane qene.
Përgjigju