Emiljano Shullazi dhe anetaret e tjere te grupit ne gjyq

Vijon maratona e shtyrjes së gjyqit të Shullazit, seanca e rradhës është planifikuar në 18 nëntor

4 Nëntor 2020, 12:48| Përditesimi: 4 Nëntor 2020, 12:50

  • Share

Mungesa e avokatëve kryesisht ka çuar në dështimin e seancës së rradhës, kundër 5 të pandehurve të akuzuar nga prokuroria për gjobëvënie.

Vijon maratonën e shtyrjes, procesi gjyqësor kundër Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë Gilmando Dani, Blerim Shullazi, Endrit Qyqjes dhe Endrit Zelës. Seanca gjyqësore që ishte parashikuar të zhvillohej ditën e sotme, është shtyrë për shkak se nuk ishin paraqitur avokatët e caktuar kryesisht nga gjykata e Posaçme e Apelit Tiranë. Nisur nga kjo situatë, procesi gjyqësor ka dështuar për të disatën herë, ndërsa trupi gjykues ka caktuar datën 18 nëntor ora 09:00, për të zhvilluar seancën gjyqësore kundër 5 të pandehurve.

Procesi gjyqësor po shtyhet në mënyrë të vazhdueshme, duke u kthyer në një “telenovelë” me shumë seri, ku shkak i shtyrjeve herë janë bërë avokatët mbrojtës dhe herë gjyqtarët e shkarkuar nga vettingu. 5 të pandehurit, akuzohen nga prokuroria për “Shtrëngim me anë të kanosjes me qëllim marrjen e pasurisë”, kryer në bashkëpunim në formën e “Grupit të organizuar kriminal”, “Mbajtjes pa lejë të armëve” dhe “Prodhim e shitje të lëndëve narkotike”.

Biznesmeni Ylvi Beqja, ka treguar në gjykatë se përmes presioneve dhe kanosjeve të vazhdueshme i ka dhënë Emiljano Shullazit dhe anëtarëve të grupit të tij, shumën prej mbi 560 mijë euro. Por nga kjo shumë prokuroria mundi të faktojë vetëm 5 tërheqje me çek në bankë.

Komento

Komente

  • Xxx: 04/11/2020 22:00

    Kur kur apo kurr

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?