Vijon masakra me helmimin e qenve endacak në Lezhë, kafshët e ngordhura hidhen në Drin! Bashkia: Vepër kriminale, s'kemi gisht ne

11 Shkurt 2022, 08:59| Përditesimi: 11 Shkurt 2022, 09:15

  • Share

LEZHË- Në qytetin e Lezhës vijon masakra me helmimin e qenve endacak. Të tjerë kafshë të ngordhura janë gjetur mëngjesin e së premtes në lagjen "Skëndërbeg".

Situata bëhet edhe me e rëndë, pasi qentë e ngordhur kanë nisur të hidhen në Lumin Drin, duke krijuar ndotje mjaft të madhe.

Bashkia Lezhë dënon këtë veprim kriminal, duke mohuar që helmimi i qenve po bëhet nga kjo njësi vendore. Nën kryetari i Bashkisë Ermal Pacaj thotë se në buxhetin e këtij viti është parashikuar ndërhyrje për trajtimin dhe rehabilitimin e qenve endacakë dhe brenda muajit mars për t'i dhënë zgjidhje problematikës.

"E padrejtë që të akuzohemi që kemi ndërmarrë një veprim të tillë. Bashkia duke e parë si problematikë, është përshkallëzuar, qentë po shtihen dita ditës, kjo vjen edhe si rrjedhojë e sjelljes nga territoret e tjera dhe riprodhimit të tyre, por riprodhimi nuk e justifikon numrin masiv, ne e kemi parashikuar edhe në buxhetin e këtij viti. Një program se ca do bëhet për trajtimin e tyre, por duke u konsultuar dhe shoqatat për mbrojtjen e kafshëve, se janë forma si do të trajtohen dhe pas konsultimeve do marrë jetë trajtimi , shpenzimet për kafshët, po shihet me prioritet, është ngritur grup pune", tha Pacaj.

Prej disa ditësh në zona të ndryshme të qytetit të Lezhës janë konstatuar qen të ngordhur si shkak i helmimit ty tyre, ndërsa autoritetit vijojnë të heshtin përball këtij akti kriminal që po është e ndaluar me ligj dhe përbën vepër penale.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 12/02/2022 00:23

    /DRINI/ dhe /GONI/ jam 100 % dakord me ju,do shtoja vetem kete,qe bashkia eshte mire te mbledhe qente e ngordhur kudo ku gjenden ne toke dhe ne uje,sepse te ngordhur jane shume me te rrezikshem se te gjalle dhe t'i djege.Kjo eshte gjeja me vogel qe mund te bejne dhe t'i lene denglat per plane e programe,se sikur gazetaret te shkojne pas 6 muajsh dhe te shohin c'eshte bere,gjendja s'ka per te ndryshuar fale burokacive e moskokecarjes.

    Përgjigju
  • Goni: 11/02/2022 09:46

    Bashkia e Lezhes e denon kete veprim kriminal duke fjetur gjume dhe nuk merr masa per kopete e qenve qe livadhisin neper qytet duke tmerruar kalimtaret

    Përgjigju
  • Drin: 11/02/2022 09:45

    Ju jeni te cuditshem kur thoni akt kriminal, por te vij tufa qeneve e te haje femijen kur shkon ne shkolle cfare akti eshte ky? Shoqatat e mbrojtjes se kafsheve te vijne ti mbledhin, pengojne te bejne cte duan, perpara se te behen rrezik per njerzit, jo te rrine ti shohin kur kafshojne e te thone mos se jan gjynah kur i vrasin.

    Përgjigju
    • Loni: 12/02/2022 14:54

      Fix lale se se kan perjetuar ndonjehere kete tmerr se e degjojne ose I shikojne neper video edhe qeshin... Nje skandal mostruoz Jo ti vrasin ti djegin sepse nuk kaloj dot ne nje rruge se tufe pre 20 qensh apo me shum ...lejini programer edhe denim I akteve por merrni masa sepse eshte torture ne 2022 si ne Kabul e mesopotani e bangdalesh. Edhe na flisni per standarte! Qenie e gjalle Jan por jeta e qytetareve eshte me e rendesishme ...

  • Qeni endacak: 11/02/2022 09:36

    Do ti zere haku jone atij ose atyre qw kane dhene kete urdher.

    Përgjigju
    • Ina: 12/02/2022 15:00

      Ikni pra adoptojeni te gjithe tufen e qenerve endacake mos beni si te keqinj nga pas telefonit e ekranit laptopit... Mjeshtra jeni per ide ju kam zili...

  • Tutu: 11/02/2022 09:18

    Plehra njerez… u vrafte zoti… ata qe kane bere tenderin per rehabilitim… kane ngritur dhe banden per helmim… keshtu eshte kur ne krye te bashkise eshte nje cop polic …!!

    Përgjigju
    • Likja: 12/02/2022 14:59

      I lumte Dora ik e adoptoj ti meqe u beke si melankolik edhe I dhimbshuri semundje rrezik jete edhe nje kaos ne mes te qytetit... Shkoj e adoptoj meqe te dhimbsen si keta te dhimbshurit...

  • Iliri: 11/02/2022 09:08

    O kriminel te pashpirt ju uroj tjua kthej zoti me te njejten monedhe po atje ku ju dhemb me shume bastarde te ndyre

    Përgjigju
    • Tiku: 12/02/2022 14:57

      O zoteri ste ka qelluar ndonjehere ty 40 qen te versulen apo mos shkosh dot ne shtepi se tufa te ka zen rrugen e deres shtepise... Jo ti djegin ti percellojne se meqe qenke kaq ambjentalist edhe ndihmues I kafsheve merri ne shtepi te gjithe hajde se te orientoj un ku ti gjesh edhe na thua per dengla edhe dhimbshuri! Njerez si puna jote I kan len ne rruge ato kafshe se ngaqe Jan ambjentalist edhe kafsha do liri (Sipas tyre edhe skan me kellqe ti mbajme) eshte bukur Bora por kur e menderosin qente)...

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?