Vijon mbledhja 'retreat' e kryeministrit Rama me qeverinë në Dajt.
Kjo mbledhje bëhet edhe me prezencën e aktorëve të tjerë parlamentar të komisioneve parlamentare të drejtuara nga PS, me pjesëmarrjen edhe të Bledi Çuçit, Elisa Spiropali dhe drejtuesit e institucioneve, raporton gazetarja e Report Tv, Raziela Myslimaj.
Prej orës 10 vijohet me analizën e dikastereve të të gjitha ministrive. Secili ministër ka përgatitur një raport lidhur me punën e bërë nga ministria që drejton.
Por edhe sa i takon ecurisë së objektivave në këtë sesion të ri plenar duke qenë një vit zgjedhor. Ky është një tjetër fokus i kësaj mbledhje ku është fokusar kryeministri Rama, që ka qenë në rezidencë në Dajt që në orët e para të mëngjesit. Fokusi do jetë tek analiza dhe objektivat për punët që kanë bërë ministritë dhe drejtoritë në varësi. Jemi në vit zgjedhor dhe mazhoranca duhet të tregoj forcën për të kërkuar një mandat të katërt qeverisës. Diskutimet do kalojnë përtej diskutimeve teknike, do foksuohen tek zgjedhjet dhe përgatitjet që duhet në terren.
Pas kësaj do të pasojë një mbledhje e drejtuar nga kryeministri Rama, do të jetë asambleja që do mbahet më datë 8, ku do zgjidhet kryesia dhe do ketë vendimmarrje të tjera në ndryshime qarqesh.
Para çdo zgjedhjeje kryeministri Rama bën lëvizjet e tij sa i takon drejtuesve të qarqeve dhe duke afruar elektoratin gri ku do jetë fokusi i PS por edhe demokratët.
Mbledhja vijon me dyer të mbyllura. Deri tani puna është ndarë në 4 blloqe, komunikimi, sesioni më i rëndësishëm dhe i drejtuar nga Endri Fuga që do flasë për çështjet e komunikimit. Për aktivitetet që duhet të kenë drejtuesit e Partisë Socialiste në rrjetet sociale. Për të vijuar me bllokun e integrimit, fjalën e ka marrë kryenegociatorja Majlinda Dhuka, çështje e rëndësisshme pritet të mbahet konferenca e dytë qeveritare. Do vijohet me çështjet e sigurisë dhe sociale, që drejtohen nga Balluku dhe Manastirliu. Parashikohet të mbyllet në orën 18:00, pa një dalje publike të kryeministrit Rama.
Lajmi kryesor:
Rama mbledh kabinetin qeveritar në Dajt, më shumë se 8 orë diskutime për prioritetet e qeverisjes! Fokusi tek strategjia e komunikimit për zgjedhjet e 2025
G.K//ReportTv.al