Tre dronët bajraktar janë në bazën e re ajrore të NATO-s në Kuçovë ku vijon puna për montimin e tyre.
Ministri i Mbrojtjes publikoi një video ku duket momentet e montimit.
Videoja shoqërohet dhe me një përshkrim ku vihet theksi tek përmirësimi i kapaciteteve ushtarake dhe investimet në teknologjinë e mbrojtjes si dëshmi e përkushtimit tonë ndaj sigurisë kombëtare
3 dronët “Bajraktar” kanë ardhur pas marrëveshjes me Turqinë në dhjetor 2022. Ata pritet të jenë gati për ceremoninë e inaugurimit të bazës së NATO-s në Kuçovë, ndërsa sipas ministrit Niko Peleshi ky investim rrit aftësinë mbrojtëse të vendit.
Gjatë fundit të vitit 2022, kryeministri Edi Rama, kur prezantoi blerjen strategjike me Turqinë, deklaroi se do të jenë plotësisht të armatosur dhe të gatshëm për çdo rast konflikti. kreu i qeverisë konsideroi në atë kohë se nëse siguria jonë kombëtare kërcënohet, vendi do të jetë gati për luftë.
Dronët inteligjentë “Bayraktar” do të shërbejnë për monitorimin e territorit, do të mbledhin dhe përcjellin të dhëna në kohë reale mbi rrugët, bregdetin, tokën bujqësore, pyjet, rendin publik e të tjera. Është mjet ajror luftarak pa pilot dhe mund të qëndrojë në qiell deri në 27 orë, mundësuar nga një motor i thjeshtë me helikë dhe po ashtu mund të fluturojë deri në 150 kilometra nga baza e tij. Ka hapje krahësh 12 metra dhe mund të lëshojë bomba për të shkatërruar tanket dhe artilerinë me ndihmën e një laseri dhe mund të pajiset më 4 raketa. Pesha maksimale e tij shkon deri në 650-700 kg. Çmimi nuk është bërë publik zyrtarisht, por në rrjete të ndryshme flitet për një kosto prej rreth 5 milionë euro.
Mesoni perdorimin e tyre. Po lindi nevoje te tjeret vine menjehere.
Përgjigju