Vijon ndotja e lumit Osum, firmat e përpunimit të gurit shkarkojnë mbetjet gurore në lumë (VIDEO)

9 Maj 2022, 12:29| Përditesimi: 9 Maj 2022, 14:23

  • Share

Ndotja e lumit Osum vijon të mbetet një fenomen shqetësues. Prej vitesh lumi Osum është shndërruar në një kazan të madh plehrash, ku hidhen jo vetëm mbeturina të ndryshme por edhe mbetjet e fabrikave të ndryshme, që operojnë në qytet Së fundmi, nga një video amatore e filmuar nga një qytetar beratas shihet mjaft qartë një kamion i firmave të përpunimit të pllakave të gurit dekorativ, i cili po shkarkon mbetjet e përpunimit të gurit në ujërat e lumit Osum.

Firmat e përpunimit të gurit shtrihen përgjatë aksit nacional Vodicë-Poliçan dhe derdhja e mbetjeve nga firma është kryer në fshatin Vodicë. Kamioni, me targa BR 0269 B, rezulton të jetë i firmës së përpunimit të gurit dekorativ në pronësi të shtetasit Arben Dani.

Qytetari që e filmoi këtë video e ka sjellë atë në media, në mënyrë që organet kompetente të marrin masat për firmës në fjalë, që sipas tij shkarkon herë pas herë mbetje në ujërat e lumit Osum.

Nga pamjet filmike duket qartë shkarkimi i mbetjeve me ngjyrë të bardhë, që del pas për përpunimit të pllakave të gurit. Të shkarkuara në lumin Osum këto mbetje gurore e transformojnë ujin e lumit si të tejmbushur me gëlqere dhe me ngjyrim të bardhë. Fenomeni në fjalë është jo vetëm shqetësues por edhe i përsëritur.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?