Vijon në Lezhë vaksinimi i të moshuarve mbi 80 vjeç, ministrja Manastirliu: Në 15 mars vijnë 8.000 doza të tjera nga Pfizer (VIDEO)

4 Mars 2021, 12:45| Përditesimi: 5 Mars 2021, 18:08

  • Share

LEZHË- Procesi i vaksinimit të të moshuarve mbi 80-vjeç vijon. Kryeministri Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka qenë sot për të parë nga afër procesin në qytetin e Lezhës.

Ministrja Manastirlu tha se më 15 mars në Shqipëri do të vijnë 8.000 doza të tjera vaksine nga Pfizer. Sipas saj sapo të vijnë dozat AstraZeneca fillohet me vaksinimin e mësuesve.

“Ne po vijojmë në të gjitha qendrat e vaksinimit të përqëndruar dhe deri tani janë kryer mbi 15 mijë vaksinime, 12 mijë janë të stafit mjekësor. Çdo ditë bëjmë rreth 1 mijë vaksinime dhe besoj që do të ecim akoma më shpejt me ardhjen e serive të tjera të vaksinave që presim, qoftë nga Covax, që besoj se dy javët e para do të ketë ardhjen e serisë së parë, edhe gjithashtu nga Pfizer, nga i cili me datë 15 do të vijë dërgesa tjetër prej rreth 8 mijë vaksina, ndërkohë jemi duke kombinuar punën dhe për dozën e dytë që shumë e rëndësishme për efektivitetin e plotë”, tha Manastirliu.

Duke folur për procesin e vasinimit, Manastirliu deklaroi se me ardhjen e vaksinave të AstraZeneca, do të fillojë vaksinimi i mësuesve. 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?