Një seancë plenare në Maqedoninë e Veriut

Vijon 'ngërçi' në Maqedoninë e Veriut! Opozita fillon mbledhjen e firmave për ta anuluar me referendum 'propozimin francez'

18 Korrik 2022, 10:09| Përditesimi: 18 Korrik 2022, 14:39

  • Share

MAQEDONI E VERIUT- Partia opozitare maqedonase VMRO do të mbledhë 150 mijë nënshkrime për shpallje të referendumit që qytetarët të deklarohen rreth “asimilimit dhe bullgarizimit të popullit dhe shtetit maqedonas”.

Në njoftimin e partisë thuhej se opinioni maqedonas pati mundësinë të shihte sesi qeveria po 'tradhtonte' vendin duke e bullgarizuar.

 “Dje, pas nënshkrimit të Protokollit ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë, opinioni maqedonas më në fund pati mundësinë të shohë tradhtitë e Kovaçevskit, Osmanit dhe Mariçiqit”.

“Votimi në referendum nga qytetarët nuk do të thotë tërheqje nga bllokimi i amendamenteve kushtetuese nga VMRO dhe deputetët nga koalicioni, por përkundrazi, përkundër bllokadës së amendamenteve kushtetuese, qytetarët do të kenë mundësi të shprehin mendimin e tyre nëse janë PRO apo KUNDËR kësaj tradhtie të LSDM-sësë antishtetërore dhe tradhtarit Kovaçevski”, thuhet në njoftimin e partisë

Kujtojmë se propozimi francez u miratua dy ditë më parë më 68 vota pro në një seancë të jashtëzakonshme tre ditore. Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi propozimin francez me 68 vota pro të maxhorancës.

Opozita u largua nga salla e Kuvendit para se të niste votimi. Propozimi hasi shumë kundërshti nga opozita, e cila ka zhvilluar debate të forta dhe sot u largua nga salla pak para se të niste votimi. Kundër këtij  propozimi kanë qenë edhe qindra qytetarë të cilët kanë protestuar me ditë me radhë dhe nuk munguan as sot jashtë Kuvendit. Sipas tyre, ky propozim cenon identitetin kombëtar. I menjëhershëm ishte reagimi i Mickoskit i cili  tha LSDM-ja si pasardhëse e komunisteve, shndërrohet në shërbëtorë të Bullgarisë.

Ora 14:33
Mickoski: Maqedonia e Veriut do përmbushë dëshirat bullgare që Shqipëria të fillojë negociatat

Kryetari i partisë opozitareVMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski beson se protokolli me të cilin Maqedonia do të duhet të përmbushë dëshirat bullgare hap dyert për negociata për Shqipërinë, por jo për Maqedoninë e Veriut.

'Si një nokaut dhe kapitullim diplomatik. Ai protokoll hapi derën e negociatave për Shqipërinë, por e mbylli për Maqedoninë. Siç tha Gençovska, Konferenca e ndërqeveritare nuk do të mbahet tani, por me ndryshim të Kushtetutës. Dhe kjo nuk do të ndodhë, garancë është VMRO-DPMNE, sepse nuk ka 2/3 e pushtetit në Parlament. Gençovska dha një shembull se nuk e njeh gjuhën maqedonase, a do të përgjigjemi ne se nuk e njohim gjuhën bullgare? Gençovska kërkon që bullgarët të jenë në Kushtetutë dhe kërkon që ne të heqim dorë nga maqedonasit në Bullgari. A është reciprocitet? Mund të jap shembuj të tjerë. Por në thelb po flasim për një nokaut diplomatik për Maqedoninë. Ka një të ardhme evropiane për qytetarët e Shqipërisë, jo për qytetarët e Maqedonisë', tha Mickoski.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nik: 18/07/2022 21:54

    Nuk ka me kthim mbrapa o sllav te zjebosur, Shqipetaret do behen factor ne ballkan zoti e ka shkrujt me koh.

    Përgjigju
  • Legenat: 18/07/2022 14:50

    Duket që jane opozita antikombetare edhe atje dhe bejne firma që maqedonia te destabilizohet, vetëm USA mund ti zgjidhe keto anti europianizma që ne thelb kane edhe shtypjen e faktorit shqiptar ! Hapni negociatat dhe hyni perpara sepse Kjo Maqedonia e kastravecit po bllokon “de facto” edhe shqiperine tone !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?