Jo vetëm zgjedhësit brenda territorit shqiptar, por edhe diaspora po shpërblen socialistët. Nën udhëheqjen e Edi Ramës, PS kryeson bindshëm edhe me votën e diasporës, sipas rezultateve paraprake.
Nga 14 420 zarfë të numëruar nga gjithsej 194 889, Partia Socialiste kryeson bindshëm me 8 273 vota, që përbëjnë 56.07% të votave të numëruara deri tani. Në vend të dytë është PD me aleatët, me 4105 vota ose 27.82% të votave.
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka arritur të sigurojë 1 205 vota (8.42 %), ndërsa subjektet e tjera kanë marrë mbështetje më të vogël: Partia Mundësia (328 vota, 2.95 %), Lëvizja Bashkë (317 vota, 2.15 %), Partia Socialdemokrate (142 vota, 0.99 %), Partia Koalicioni Euroatlantik (102 vota, 0.71 %), Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (89 vota, 0.62 %), Koalicioni Djathtas për Zhvillim (35 vota, 0.24%), Lëvizja Atdheu (17 vota, 0.12 %). Partia Aleanca Demokracia e Re (2 vota, 0.01).
Referuar qarqeve, në Berat PS kryeson me 623 vota, ndërsa PD ka vetëm 119 vota. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka siguruar 93 vota (10.39 %). Lëvizja Bashkë ka marrë 21 vota (2.35%), Partia Mundësia 26 vota (2.91%), dhe Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare ka marrë 11 vota (1.23%).
Në Shkodër, PD ka 306 vota deri më tani ndërsa PS ka shënuar rritje në 291 vota. 40 ka Nisma Shqipëria bëhet, 59 PSD, 21 partia Mundësia, 18 Lëvizja Bashkë dhe 9 votë për koalicionin Euroatlantik. Tiranën e kryeson PS me 1021 vota, ndjekur nga Berisha me aleatët 670 vota. Nga partitë e vogla kryeson Nisma Shqipëria bëhet me 140 vota, Mundësia me 105, Lëvizja bashkë me 71 vota ndërsa 17 koalicioni i Bashës.
Në Elbasan, PS prin me 785 vota, që përbëjnë 66.36% të totalit të votave të numëruara për këtë qark. Në vend të dytë renditet PD me aleatët me 216 vota ose 18.26%. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 108 vota, ndërsa partitë e tjera kanë marrë përqindje më të vogla: Partia Koalicioni Euroatlantik 20 vota, Partia Mundësia 22 vota, Lëvizja Bashkë 19 vota.
Në Fier, PS kryeson me 1632 vota ndërsa PD ka vetëm 429. 57 vota janë për Lëvizjen bashkë, 263 për Nismën Shqipëri bëhet, 75 për partinë Mundësia. Në Lezhë, PS është përpara me 310 vota. PD-ASHM ka 213 vota, 50 për Nisma Shqipëria bëhet, 14 për PSD. Në Korçë, PS prin me 161 ndërsa Berisha me aleatët 64. 23 shkojnë për Nismën Shqipëria bëhet.
Në Kukës deri më tani PD ka 580 vota ndërsa PS 181. 29 ka marrë Nisma Shqipëria bëhet, 13 për partinë Mundësia ndërsa për PSD 6. Në Dibër, PS ka më shumë vota deri tani, 158 kundrejt PD me 59. 16 vota ka Nisma Shqipëria bëhet, 6 Mundësia, 4 Lëvizja Bashkë, 2 Lëvizja Atdheu. Edhe në Durrës, PS ka më shumë, 298 vota ndërsa PD-ASHM ka 121. 28 Nisma Shqipëria bëhet ndërsa 11 partia Mundësia. Në Gjirokastër PS ka 113 vota ndërsa PD vetm 37 vota.
Sakaq, procesi i numërimit të votave të mbërritura nga Greqia është bllokuar për shkak se KQZ pranoi kërkesën e PD , e cila kërkoi që çdo zarf me fleta votimi nga emigrantët në shtetin fqinj të vendoset mënjanë dhe të mos numërohet me pretendimin se nuk janë plotësuar nga votuesit.
Sakaq, procesi i numërimit të votave të mbërritura nga Greqia është bllokuar për shkak se KQZ pranoi kërkesën e PD , e cila kërkoi që çdo zarf me fleta votimi nga emigrantët në shtetin fqinj të vendoset mënjanë dhe të mos numërohet me pretendimin se nuk janë plotësuar nga votuesit.
Në konferencë për mediat, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi tha se PD nuk ka dërguar asnjë provë për shkelje të ligjit me votat në Greqi. Por, gjithsesi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të pranojë kërkesën e Partisë Demokratike për të bllokuar procesin e numërimit të votave të diasporës nga Greqia.
Komente

PD me berishen po shkon tatepjete, si LSI.
PërgjigjuNE KETO ZGJEDHJE PREMTIMI PER PASHAPORTE EUROPIANE NE 2027 ISHTE I FORTE KJO I DHA RAMËS 60% te votave !
PërgjigjuJo jo e ke gabim,Rama perballe kishte balozin e zi,nuk kishte ndeshje fare,luhej me nje porte,dhe ishte katastrofe ne 2021, eshte akoma me keq tani,sepse shkaterruan ç'faredo alternative duke lene te livadhiste nje si Noka,qe vetem ne politike nuk duhet te jete. Sali Berisha ka marre pushtetin me dhune,e manipulime gjithnje,ashtu sikur Likja,qe kur ja kan heq kete mundesi,duket qarte qe skane asnje shanc me zotesi te bindin Shqiptaret.Edhe Rama te largohet nga politika dhe me i humburi te drejtoje PS-ne,Sali Berisha,Mul Noka,Topaallet Babalet,Gaz bardhi apo i biri i Fariut e gjithe surrogatot qe popullojne kete PD,asnje shanc nuk kane te fitojne.Duhet rindertim nga zero,njeres serioze,program te mirfillte,per politiken ekonomike,ate te jashtme ku vemendje te veçante interesave kombetare,politikat e brendeshme ,si psh ato sociale,pensionet,luften e evazionit fiskal,sistemin arsimor ate shendetesor,programe reale,me shifra e kohe te percaktuar,e keto i bejne njeres me kompetenca,nuk i gjen ke pazari i ri, opozita aktuale asgje nuk ka,qe te mund te binde Shqiptaret,vetem idiotet besojne qe duke bllokuar parlamentin, djegur e shkrumbuar ,kthehesh ne alternative!!