Vijon operacioni “Tempulli”, bien në prangat e policisë tre persona në Elbasan, tre të tjerë vihen nën hetim

17 Tetor 2023, 09:31| Përditesimi: 17 Tetor 2023, 09:52

  • Share

Katër raste të tjera të shitjes së lëndëve të llojeve të ndryshme narkotike janë konstatuar në Elbasan. Gjatë vijimit të operacionit “Tempulli” kanë rënë në pranga tre persona dhe janë vënë nën hetim tre të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Dy nga tre të arrestuarit janë me precedentë të mëparshëm penal, për vjedhje ose për veprimtari kriminale në fushën e drogës. 

Policia e Elbasanit në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe shërbimet e forcave të posaçme "Shqiponja” sekuestroi në heroinë dhe kannabis sativa, të ndara në doza të gatshme për shitje, si dhe dy thika.

Në lagjen "Visarjon Xhuvani", u kap në flagrancë, me doza cannabisi, me vete qytetari F. J., i dënuar më parë për vjedhje. Gjithashtu, nga veprimet hetimore rezultoi se ai kishte fshehur në një kuti, në rrugën "Janaq Kilica", doza të tjera të cilat do të bliheshin nga personat G. D. dhe B. S.. 

Personi F. J., 35 vjeç ran ë pranga, ndërsa nisi hetimi në gjendje të lirë për G. D., 31 vjeç dhe B. S., 29 vjeç.

Arrestimi i dytë ndodhi në lagjen “Vullnetari”, ku u kap në flagrancë J. K., 34 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kannabis sativa, e ndarë në doza të gatshme për shitje. 

Gjithashtu, nga kontrolli në banesë, iu gjetën dhe iu sekuestruan dy thika të cilat dyshihet të jenë vepra arti të trafikuara.

Në lagjen “28-Nëntori”, u arrestua në flagrancë shtetasi B. F., 20 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi kannabis sativa, e ndarë në doza të gatshme për shitje.

Nga ana tjetër, materialet u referuan në Prokurori për 33-vjeçarin D. D., pasi gjatë kontrollit fizik në lagjen "Visarjon Xhuvani", iu gjet dhe iu sekuestrua heroine e ndarë në doza të gatshme për shitje.

Sipas njotimit të policisë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për të katër rastet.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?