Rakip Suli

Politikë

Vijon 'pastrimi'/ Pas disa bashkive, edhe në Kamëz drejtorët e kryetarët e njësive dorëhiqen! Pritet pranimi dhe zëvendësimi nga Suli

17 Korrik, 18:16| Përditesimi: 17 Korrik, 18:18

  • Share

Urdhrit të kryeministrit Rama për të rinovuar dhe rienergjizuar ekipet drejtuese të bashkive i janë bindur edhe drejtuesit e Njësive Administrative dhe drejtorët e Bashkisë Kamëz.

Të gjithë drejtorët dhe nënkryetarët kanë depozituar dorëheqjet e tyre, ashtu si edhe kryetarët e njësive, duke i hapur rrugë emrave të rinj dhe energjive të reja në administratën vendore.

Tani pritet që kryebashkiaku Rakip Suli të pranojë dorëheqjet, siç kanë vepruar të gjithë kryebashkiakët e tjerë të Partisë Socialiste, dhe të emërojë drejtues të rinj në pozicionet përkatëse, nga nënkryetarët e me radhë.

Ky proces ka nisur prej disa ditësh në bashki të tjera nga Kruja në Vlorë e më tej ku drejtuesit lokalë kanë dorëzuar dorëheqjet, në përputhje me vendimin politik të mazhorancës. Deri më tani, asnjë kryebashkiak i PS-së nuk ka dalë kundër këtij procesi, për sa kohë dorëheqjet janë dorëzuar vullnetarisht.

Përjashtim bëjnë drejtuesit e bashkive të drejtuara nga Partia Demokratike, të cilët nuk janë bërë pjesë e këtij procesi.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?