Shamku dhe Gjinushi

Vijon përplasja në distancë, studiuesja Ledi Shamku për kreun e Akademisë së Shkencave: Sovjetin Gjinushi e provova në kurriz

18 Nëntor 2022, 22:01| Përditesimi: 18 Nëntor 2022, 22:04

  • Share

Vijojnë polemikat në distancë mes Skënder Gjinushit dhe studiueses Ledi Shamku. Së fundmi ajo ka deklaruar se kreu i Akademisë së Shkencave i ka dërguar ultimatum Akademisë së Shkencave të Kosovës, duke i kërkuar përjashtimin e saj Konferenca Studimore Gjuhësore për Drejtshkrimin.

Sipas Shamkut, konferenca ishte planifikuar që në verë dhe emri i saj ishte prezent në listën e pjesëmarrësve, por pas debateve të fundit me kreun e Akademisë së Shkencave, bënë që Gjinushi të kërkonte përjashtimin e saj.

Ndër të tjera, Shamku shprehet falënderuese ndaj gjuhëtarëve të Kosovës, të cilët nuk e kanë plotësuar kërkesën e dërguar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë. Më tej ajo ka paralajmëruar Gjinushin se nuk do të mund ta cenojë dot kurrë bashkëpunimin albanologjik mes Tiranës dhe Prishtinës.

Më parë Shamku e pati akuzuar Gjinushin për plagjiaturë, ndërsa kreu i Akademisë së Shkencave në një intervistë për Report Tv qe shpehur se nuk kishte dëgjuar ndonjëherë për plagjiaturë në fjalime. Ndërsa sa i përket drejtimit të institucionit, shtoi se këtë gjë e tregonin rezultatet.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?