Vijon prej 2 ditësh zjarri në Maliq...digjen mbi 400 ha pyje dhe në Poros të Novoselës! Një tjetër vatër në Orikum, Leli apel: Të jemi të kujdesshëm

7 Shtator 2020, 14:35| Përditesimi: 7 Shtator 2020, 23:05

  • Share

Vatra e zjarrit mes dy fshatrave në bashkinë e Maliqit, Mesmal dhe Velcan vijon të jetë aktive që prej ditës së djeshme, teksa raportohet se ka zjarri mund të jetë vendosur qëllimisht.

Report Tv mëson se forcave zjarrfikëse të Maliqit u janë bashkuar dhe forca të njësive administrative Gorë, ku po punohet për shuarjen e flakëve. Deri më tani janë djegur sipërfaqe të konsiderueshme me pishë e bimësi të ulët.

Ndërkohë, që është përfshirë nga flakët edhe një sipërfaqe me pisha pranë fshatit Poros në Novoselë. Edhe në këtë rast, zjarri dyshohet se është i qëllimshëm. Për shuarjen e flakëve janë anagazhuar 8 forca zjarrfikëse.

Ora 23:03
Zjarr në kodrat e Orikumit, Leli apel banorëve: Mos ndizni zjarre, të jemi të kujdesshëm

VLORË-Pas Porosë, në Vlorë një tjetër vatër zjarri është në kodrat e Orikumi. Zjarrfikësit ndodhen atje për të shuar zjarrin e përmasave të mëdha. Banorët që gjendeshin pranë zonës së rrezikut janë evakuuar dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar. Kreu i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ndodhet në zonën e vatrës së zjarrit bashkë me zjarrfikësit, ku u bën apel të gjithëve që të mos ndezin zjarre duke shkaktuar dëme të mëdha dhe rrezikuar edhe jetën e tyre.

"Jemi në zonën  e Orikumit është një vatër zjarri për të evakuuar familjen që ndodhet aty, zjarri është nën kontroll dhe shpresojmë që situata të përmirësohet. Një situatë e shëmtuar që vjen nga përgjegjësia njerëzore. Apel për të gjithë që të mos ndezin zjarre, të jemi të përgjegjshëm e të kujdesshëm që situata të mos përsëritet" , tha Leli.

Ora 20:46
Vijon zjarri në pyllin e Parosit, mbërrin një makinë zjarrfikëse, kërkohet ndihmë nga ajri

Vijon të përkeqësohet situata në pyllin e Porosit, ku zjarri vazhdon të jetë vatër e rrezikshme. Pisha  dhe kullota janë djegur gjatë ditës së sotme dhe në vendngjarje kanë mbërritur një makinë zjarrfikëse me 4 efektivë, Situata paraqitet serioze dhe është kërkuar ndihmë nga ajri. Zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm dhe deri në orën 14:00 ka qenë i pakontrolluar.
 

Ora 15:24
Përkeqësohet situata në pyllin e Porosit/ Digjen rreth 400 ha pyje, në rrezik stanet e bagëtive

Situata në pyllin e Poros paraqitet shumë serioze. Gazetari i Report Tv, Armand Xhalili raporton se deri tani janë djegur 400 ha me pyje. Ai thekson se deri më tani asnjë zyrtar i pushtetit vendor nuk është paraqitur në këtë vatër zjarri, teksa në ndihmë të forcave zjarrfikëse kanë shkuar edhe banorët që po ndihmojnë me mjete rrethanore. Si pasojë e flakëve, disa stane me bagëti janë në rrezik për shkak se janë shumë afër vatrës së zjarrit.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?