VELIPOJË- Puna për ndërtimin e resortit luksoz të biznesmenit Bashkim Ulaj në kufi me zonën e fshatit Baks-Rrjoll në Velipojë është pritur me protesta nga banorët. Për të dytën ditë radhazi ata kanë dalë në protestë ku kërkojnë ndaljen e punimeve, pasi akuzojnë se biznesmeni Ulaj në bashkëpunim me kreun e Partisë së Lirisë në Malësi të Madhe, Fatmir Shpellzaj u kanë grabitur pronat.
Protesta është shoqëruar edhe me përplasje me policinë, siç shihet edhe në pamjet që sjell Report Tv. Ndërkohë, në një moment gjatë përplasjes shihet i shtrirë në tokë edhe një banor, i cili është ndjerë keq pas përplasjes.
60 familje kërkojnë ndërprerjen e punimeve, ndërsa akuzojnë Ulajn se në bashkëpunim me Shpellzajn u kanë grabitur tokat duke falsifikuar dokumentet e pronësisë. Ata thonë se çështjen e kanë çuar në SPAK dhe kërkojnë ndërprerjen e punimeve deri në zgjidhjen e situatës së pronësisë.
“Këtu një njeri i panjohur fare, del dhe merr 1500 dynym tokë, si ka mundësi. Edhe të jetë tokë publike, shteti duhet ta shohë pse ka marrë 1500 dynym tokë. Ai nuk ekziston askund, del nga nëntoka, merr një pasuri që është e popullit. Policia, ne kemi respekt. Por nëse është e mundur që po mbrojnë atë zotërinë, të na mbrojnë edhe ne. Të ndalojnë punimet, të ulen rrafshit, të diskutojnë, të vijë ai zotëria që na ka marrë tokën, siç vi unë. Jam ballafaquar me atë dy herë, ai thotë e kam marrë tokën unë se më takon. I kam thënë eja të merresh vesh me njerëzit. Të ndalojnë punimet dhe të merremi vesh, ne nuk duam konflikt me policinë.
Kam 400 dynym tokë me letra, me vendim gjykate, me dy vendime gjykate në 1996 dhe 2008. S’ka ardhur njeri me na thënë që u kanë marrë tokën. Para një jave isha në Shkodër dhe çunat me marrin në telefon dhe thonë që janë duke punuar në tokë. Vi këtu dhe një far Fatmir Shpellza, lind e rritur e banues në Malësi të Madhe. Shpellza ka dalë pronar, mik i ngushtë i Ilir Metës. Meta e ka kaluar drejtor të hipotekës disa vjet në Malësi të Madhe, ka kaluar drejtor i pyjores në Malësi të madhe. Ka qenë në pozita të veçanta dhe ka bërë çfarë ka dashur. Është lidhur me Ulajn, e ka mik. Ka përpiluar dokumentet pa dëshmitarë. Bashkim Ulaj ka lekë boll, e kemi çuar në SPAK. Thonë do bëhen pallate.
Kjo pronë është me letra dhe dokumente. Ai që don me ditur për letrat tona, jemi të hapur të vijnë dhe të ballafaqohemi. E kam me vërtetim hipoteke. Unë dua të ballafaqohem me letrat e personit. Është transferuar prona, është marrë në mënyrë fantazmë. Nuk e njohim këtë person, del me 1500 dynym tokë. Person i paparë, nuk e kemi dëgjuar ndonjëherë. Të jesh me një forcë politike dhe të marrësh kaq. E di Fatmir Shpellza me kë e ka bërë. Nuk perëndojmë asnjë metër që nuk është e jona, kjo pronë është e jona dhe do ta mbrojmë me gjak. Bashkim Ulaj të vijë këtu dhe të ulet në tavolinë të merremi vesh. Do vazhdojmë aksionin tonë deri në ndalimin e punimeve”, shprehen banorët.
Protesta e nisur në mëngjes në fshatin Baks-Rrjoll të Velipojës ka agravuar në orët e pasdites. Banorët kanë tentuar të bllokojnë makineritë e kompanisë “Gener 2”, ndaj dhjetëra efektivë kanë ndërhyrë duke shoqëruar disa prej protestuesve.
Shpellzaj është kreu i Partisë së Lirisë në Malësi të Madhe, njëherazi edhe anëtar i Këshillit Bashkiak në Malësi të Madhe nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” (Berisha-Meta).
Më 31 dhjetor 2024, biznesmeni pranë Berishës, Bashkim Ulaj, botues dhe pronar i stacionit televiziv A2 së bashku me dy vëllezërit e tij Astrit dhe Ahmet Ulaj morën statusin e veçantë “investitor në strukturë akomoduese me 5 yje, status special” për ndërtimin e resortit turistik Blue -Borgo” nga "Gener 2" “Aba Blue Borgo”, sh.p.k.
Ky fshat turistik me vila e hotele luksoze do të ndërtohet në kufi mes Ranës së Hedhun dhe zonës Baks-Rrjoll në Shkodër dhe ka sipërfaqe prej 147.2 hektarësh. Po ashtu, kompania Gener 2 ka marrë me koncesion dhe segmentin Thumanë-Milot, aks me pagesë dhe tarifën e vjel kompania e Ulajt.
Projekti i resortit luksoz
Ilir Meta dhe Fatmir Shpellzaj, foto arkiv
Protesta e nisur në mëngjes në fshatin Baks-Rrjoll të Velipojës ka agravuar në orët e pasdites. Banorët kanë tentuar të bllokojnë makineritë e kompanisë “Gener 2”, ndaj dhjetera efektivë kanë ndërhyrë duke shoqëruar disa prej protestuesve.
Këto janë pamjet që tregojnë përplasjen dhe shoqërimet, gjatë orëve të pasdites ne kantierin ku do ndertohet resorti i Bashkim Ulajt.
Para Drejtorise së Policisë në Shkoder janë mbledhur banorët që kërkojnë lirimin e bashkëfshatarëve të tyre.
Një reagim për shoqërimin e banorëve e ka pasur edhe kryetarja e PD në Shkodër, Eliona Shkreli e cila shprehet se banorët e fshatit turistik Rrjoll kanë protestuar për të drejtat e tyre. Shkreli shprehet se përdorimi i dhunës dhe forcës nga policia është e patolerueshme.
“Banorët e fshatit turistik Rrjoll të të Njësisë Administrative Velipoje kanë protestuar për të drejtat e tyre. E drejta për të protestuar është e drejtë kushtetuese dhe nuk mund të pengohet nga askush, e aq më pak nga policia e shtetit.
Këta banorë nuk kërkojnë asgjë më shumë se sa dialogun dhe njohjen me faktet dhe pretendimet e tyre nga organet ligjzbatuese. Përdorimi i dhunës dhe i forcës nga ana e policisë në këtë rast është i patolerueshem, dhe i dënueshëm.
Kerkojme lirimin e menjehershem te banorëve të ndaluar sepse kjo eshte ne kundershtim me kushtetuten dhe te drejtat e njeriut.
I bejmë thirrje policisë së Shkodres, drejtuesve të saj, të bëjnë detyrën në interes të qytetatarëve, të jenë në shërbim të tyre pasi paguhen nga taksat e qyetetarëve. I bëjmë thirrje policisë së Shkodrëa të ngrihet në lartësinë e duhur duke ofruar siguri, rend dhe qetësi për të gjithë si dhe të lirojë menjëherë personat e ndaluar, dhe të vihet në sherbim të qytetarëve duke ju garantuar atyre të drejten e protestës”, thotë Shkreli.
Komente

Koha e arte e /oligarkeve strategjike/!!!
PërgjigjuZoti ua bofte hallall. Mbruni tokat me gjak e me plumb nga hajnat.
PërgjigjuKrimineli Ulaj dora e ndyrë e Sali non gratës ka gllabëruar Shqipërinë....
PërgjigjuPopull i lodhun sju vjen turp ai kompleks do zhvilloje zonen,kto kane 30 vjet qe veq rrethime me hunj asgje me shume…Faj edhe qeveria shume qe snderhyne!
Përgjigju