Vijon puna në aksin Shëngjin-Velipojë, Rama: Investim strategjik në fushën e turizmit

13 Tetor, 09:23| Përditesimi: 13 Tetor, 09:47

  • Share

Vijojnë punimet për përfundimin e aksit rrugor Shëngjin-Velipojë. Kryeministri Rama ka ndarë sot pamjet në Facebook të ecurisë së punimeve.

Kryeministri e cilëson si një investim strategjik në fushën e turizmit, ndërsa shkruan se do jetë ndër akset më panoramikë.

“Mirëmëngjesi dhe me kantierin e rrugës Shëngjin - Velipojë, një investim strategjik në fushën e turizmit që do të jetë po ashtu ndër akset më panoramike të Shqipërisë, ju uroj të diel të paqtë”, shkruan Rama.

Ky aks pritet të hapet sezonin e ardhshëm turistik. Sipas përllogaritjeve paraprake kjo rrugë do të bëhet për 15 minuta dhe pritet që të ndikojë edhe në shtimin e mëtejshëm të numrit të turistëve.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Or tej: 13/10/2024 10:49

    Shihni se mos ben zoti mrekulli e beni nje nen/mbi kalim tek kryqezimi per shengjin qe te pakten te lirohet rruga nacionale meqenese ne vere shkoder-tirane-shkoder nisesh 20vjec e kthehesh i dalur ne pension or teeeejjjjj

    Përgjigju
    • zaza: 13/10/2024 11:34

      zgjerim rruge deri te rotonda eshte shkurt dhe ka vend sa te duash kushton edhe me pak

  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?