Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga kantieri i Poligonit të parë të testimit praktik për leje drejtimi.
Rama shkruan se kjo qendër do të kthehet gjithashtu në një hapësirë ku do e shfrytëzojnë të rinjtë
Qendra e parë Edukative Digjitale të Simulimeve Virtuale në Fushë-Prezë, Tiranë, me rreth 6,000 m2 do të shërbejë për Programe Edukative të Sigurisë Rrugore, orë Këndi Trafiku dhe Aktivitete Mësimore shtesë.
‘MIRËMËNGJES
dhe me punën që vijon në kantierin e Poligonit të parë publik të testimit praktik për Leje Drejtimi dhe Qendrës së parë Edukative Digjitale të Simulimeve Virtuale në Fushë-Prezë, Tiranë, ku në një sipërfaqe rreth 6,000 m2 do të kthehet në hapësirë të teknologjisë, pikë takimi për aktivitete edukative për moshat e reja, stacion trajnimesh profesionale, si edhe do të shërbejë për Programe Edukative të Sigurisë Rrugore, orë Këndi Trafiku dhe Aktivitete Mësimore shtesë, ju uroj një ditë të mbarë’- shkroi Rama.
siguria rrugore eshte teper e rendesishme dhe jam i sigurt qe do kemi drejtues me te ndergjegjshem
PërgjigjuDo te jete nje hapsire per te rinjte ku do te organizohen aktivitete te ndryshme
PërgjigjuNdertimi i ketij poligoni do te jete nje plus i madh per vendin
Përgjigjunje investim qe do te sjelle nje zhvillim ne vendin tone
Përgjigjunje investim shume i mire dhe per shkollat per te zhvilluar aktivitete jashteshkollore
Përgjigjushume mire investim super
Përgjigju