Kronikë

Vijon puna për hapjen e kantierit të 'Unazës së Madhe', prishet ndërtesa 3 katëshe te 'Astiri' (VIDEO+ FOTO)

13 Dhjetor 2018, 15:44| Përditesimi: 13 Dhjetor 2018, 16:01

  • Share

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit i Bashkisë së Tiranës ka prishur sot një tjetër godinë 3 katëshe të ndërtuar pa leje në Astir, duke i hapur rrugë projektit "Unaza e Madhe".

Operacioni për prishjen e kësaj godine ka nisur që në orët e para të ditës së sotme dhe mjetet e rënda të IMT-së kanë bërë shembjen e saj në mënyrë që të mos bëhej pengesë për vijimin e qarkullimit të automjeteve në rrugën pranë.

IMT dhe ndërmarrjet bashkiake, ashtu si edhe në shumicën e rasteve të mëparshme, kanë gjetur mirëkuptimin dhe bashkëpunimin me poseduesin e kësaj godine që është boshatisur nga vet ai. 

Puna ka vijuar edhe me prishjen e objekteve të tjera që ngriheshin në gjurmën e "Unazës së Madhe", duke krijuar kështu mundësi për hapjen e kantierit të ndërtimit të rrugës. Po ashtu, ndërmarrjet bashkiake janë kujdesur që pas procesit të prishjes së ndërtimeve pa leje të bëjnë edhe zhvendosjen e mbetjeve inerte.

Ndërkohë, një pjesë e banorëve të zonës sot i futen ditës së 40 të protestës. Ata vijojnë të kërkojnë dëmshpërblim 100% për shtëpitë të cilat do të preken nga projekti i "Unazës së Madhe", që sipas tyre, është i paligjshëm dhe i ndërmarrë vetëm për përfitime personale të qeverisë.  

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?