Tirana

Vijon puna për ndërtimin e linjës së transmetimit nga Bovilla për në Yzberisht

8 Prill 2019, 09:40| Përditesimi: 8 Prill 2019, 09:41

  • Share

Ujësjellësi i Tiranës vijon punën për ndërtimin e linjës së transmetimit nga Impianti i Bovillës deri në depon e Yzberishtit. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, UKT thekson se po punohet me ritme të shpejta për ndërtimin e veprës hidrike.

“Linja direkte e furnizimit nga Bovilla për në Yzberisht po bëhet realitet falë punës së palodhur të teknikëve duar artë.”, thuhet në postim, teksa postohen edhe disa foto nga puna në terren.

Më herët, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është shprehur se dyfishimi i impiantit të Bovillës dhe linja e dedikuar e transmetimit Bovillë-Yzberisht zgjidh përfundimisht furnizimin me ujë në Unazën e Re, Kashar, Mëzez, Misto Mame e Kodër Kamëz.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?