VIDEO/ Vijon puna për ndërtimin e rrugës së Dukagjinit, segmenti 17 km i gjatë do lehtësojë qarkullimin në veri të Shqipërisë

10 Tetor 2023, 11:29| Përditesimi: 10 Tetor 2023, 11:36

  • Share

Prej më shumë se një muaji, ka nisur puna për ndërtimin e rrugës së Dukagjinit, e cila do lehtësojë qarkullimin e mjeteve jo vetëm për banorët e zonës, por edhe për turistët e shumtë që vizitojnë Dukagjinin dhe veriun e Shqipërisë.

Kryeministri Rama përmes një postimi në facebook, ka ndarë pamje nga puna intensive që vijojn në ndërtimin e segmentit 17 km të gjatë.

 “Vijon puna për ndërtimin e rrugës së Dukagjinit, në segmentin Prekal-Kir, 17 km i gjatë, që do lehtësojë qarkullimin e mjeteve jo vetëm për banorët e zonës, por edhe për turistët e shumtë që do të zbulojnë Dukagjinin, dhe bukuritë e tjera të veriut të Shqipërisë”, shkruan Rama.

Projekti i hartuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit që financohet nga qeveria me vlerë prej 200 milionë lekë, ka si objekt mbrojtjen nga rrëshqitjet dhe ndërtimin e veprave të artit përgjatë këtij segmenti me gjatësi 17 km.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?