Punimet për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Sociale

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër, Rama: Lehtëson trafikun e mjeteve drejt Tiranës

27 Gusht, 21:40| Përditesimi: 27 Gusht, 22:01

  • Share

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës.

Kjo urë mundëson komunikimin e qytetit me pjesën tjetër vendit, duke shërbyer si arterie e qenësishme komunikimi të një prej qendrave më të rëndësishme historike, ekonomike dhe kulturore.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale momente nga puna për ndërtimin e kësaj ure brenda parametrave të duhur.

“Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në hyrje të Shkodrës, një vepër e rëndësishme që do të lehtësojë trafikun për mjetet që do të lëvizin në drejtim të Tiranës, ndërkohë që edhe ura e vjetër do të vijojë të funksionojë dhe do të shërbejë për mjetet që lëvizin në drejtim të Shkodrës”, shkruan Rama.

S.B/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?