Shqipëria është zgjedhur unanimisht në krye të Presidencës së Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve për të Drejtën e Informimit (ICIC) për periudhën 2025–2027.
Zgjedhja e Shqipërisë në këtë rol ndërkombëtar përbën një përgjegjësi dhe i jep vëmendje Shqipërisë dhe Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale duke krijuar ura lidhëse për zhvillimin e legjislacionit lidhur me të drejtën e informimit.
Lidhur me këtë çështje ka folur për Report Tv dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit në Shqipëri, Besnik Dervishi. Dervishi tha se kjo shënon një standard për Shqipërinë.lajm
“Besoj se ky është një vlerësim, një rrugëtim që ka filluar prej vitesh zyra e Komisionerit, besoj që jeni një dëshmitar i një pune jo të vogël, do të thoja, që ka marrë zyra e Komisionerit në rrafshin ndërkombëtar. Ne jemi zgjedhur anëtar të Komitetit Ndërkombëtar të Rrjetit Ekzekutiv të këtij forumi që në vitin 2022 dhe kemi kontribuar me grupe pune dhe duhet thënë që zyra e Komisionerit është shumë aktive. Po çfarë është Konferenca Botërore e Komisionerit për Informim? Është një forum shumë i rëndësishëm në rang global, ku përfshihen dhe autoritetet e të drejtës për informim. Ajo që është më e rëndësishme është karakteri që ka kjo organizatë e përfaqësuesve të shquar të shoqërisë civile, të përfaqësuesve të shquar të medias dhe të botës akademike. Pikërisht në këtë forum diskutohen dhe vendosen çështjet më të rëndësishme, standardet e të drejtës për informim. Shqipëria është në qendër të vëmendjes për më të vlerësim dhe është një përgjegjësi shumë e madhe.”-tha Dervishi.
Komente
