Vijon me ritme të larta puna për ndërtimin e parkingut nëntokësor me dy kate dhe kapacitet prej 210 vendesh parkimi në sheshin “Avni Rustemi”. Projekti është pjesë e transformimit të kësaj zone në një destinacion modern për qytetarët dhe turistët.
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka ndarë pamjet nga punimet për Parkingun e ri i cili jo vetëm që do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin dhe problemin e parkimit në një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit, por do të integrohet edhe me rivitalizimin e Pazarit të Ri, i cili tashmë është shndërruar në një nga pikat më të gjalla kulturore, tregtare dhe turistike të Tiranës.
“Vijon puna për Parkingun nëntokesor me dy kate dhe 210 vende parkimi te sheshi “Avni Rustemi”, i cili po transformohet në një destinacion për qytetarët dhe turistët duke iu shtuar rivitalizimit të zonës së Pazarit të Ri, një nga hapësirat më të frekuentuara sot në qytet”, shkruan kryebashkiaku Erion Veliaj.
Komente
