Poligoni në Fushë Prezë, një hapësirë prej 6 mijë m2 vijon të ngrihet dhe ka nisur puna e asfaltimit. Poligoni do të jetë një një hapësirë prej 6 mijë m2, e cila do të shërbejë për orët e praktikës për të gjithë drejtuesit e rinj të mjeteve.
Gjithashtu në këtë sipërfaqe do të ndërtohet edhe stacion trajnimesh profesionale si edhe do të shërbejë për Programe Edukative të Sigurisë Rrugore, orë Këndi Trafiku dhe Aktivitete Mësimore shtesë.
Bëhet fjalë për një investim 100% të DPSHTRR-shë.
Objekti i ri brenda kësaj qendre do të hetë një hapësirë e teknologjisë më të fundit të simulatorëve mbi drejtimin e mjetit, pikë takimi për aktivitete edukative me moshat e reja si edhe stacion trajnimesh profesionale të sektorit të Leje Drejtimit.
Projekti parashikon e-Monitorim ajror por edhe brenda në kabinë, live gjatë provimit, kompleks funksional ditën e natën, eficiencë energjetike e karikim mjetesh elektrike me energji diellore, parkime ndihmëse, sinjalistikë e mjete simulimi, instalime bashkëkohore dhe ambiente pritjeje.
Puna ka nisur në prill 2023. Video u publikua në facebook të kryeministrit Rama