Në seancën që po zhvillohet sot në Apel për ish-krybashkikun e Himarës, Fredi Beleri, avokatja e këtij të fundit Klodiana Gjyzari, deklaroi se nuk ka gjurmë të pajisjes së përgjimit.
“Duam që gjykata të parashtrojë faktin si janë provat. Beleri që në momentin e arrestimit, ka thënë se është një proces i manipuluar. Shkresa e komisariatit pa burim prove, nuk mund të merret si provë nga ana e prokurorisë. Ne ende nuk e dimë ku janë këto regjistrime, nuk na janë vënë në dispozicion. Qëllimi i prokurorisë është të lë një gjysme indicie. Gjykata vijon ti referohet shkresës së komisariatit të policisë e cila është e diskutueshme. Gjykata arsyeton që në 10 maj, në orën 20.20 Beleri ka kryer një bisede me Arsen Ramën. Dhe arsyeton që janë takuar me njëri- tjetrin. Nga të dhënat rezulton se Beleri nuk e ka takuar kurrë Arsen Ramën. Nga përmbajtja e procesverbaleve, nuk është përcaktuar asnjë takim mes Belerit dhe Arsen Ramës”, tha ajo.
Ndër të tjera, avokatja e Belerit, Klodiana Gjyzari ka deklaruar në senacë se mungon dokumenti origjinal, ndërsa e ka cilësuar përgjimin si të paligjshëm.
“Nuk është detyra e të pandehurit të vërtetojë pafajësinë. Prokuroria duhet të paraqiste disqet, regjistrimi është një dokument i rrethanave që ndodhin. Disku nuk është regjistrimi origjinal, por është një kopje. Mungon dokumenti origjinal. Ne kemi kërkuar aktet e ekspertimit, por pritëm që prokuroria të paraqiste disqet, por nuk i paraqiti. Në këtë dosje ka transkriptim të bërë nga prokuroria Vlorë dhe ritranskriptim të kryer nga Prokuroria e Posaçme. Një përgjim i paligjshëm, nuk mund të prodhojë asnjë lloj provë”, tha ajo.
Lajmi kryesor:
Fredi Beleri kërkon pafajësi në Apelin e GJKKO-së: Jam arrestuar me urdhër të Ramës! SPAK kërkon lënien në fuqi të dënimit! Vendimi më 25 qershor
S.B/ReportTv.al