TIRANË- Edhe ditën e sotme ka vijuar anulimi dhe shtyrja e fluturimeve nga dy kompanitë low cost, Wizz Air dhe Ryanair. Nga një vëzhgim në faqen zyrtare të Rinasit evidentohen 3 fluturime të anuluara nga Wizz Air. Bëhet fjalë për dy fluturime nga Gjermania dhe një tjetër nga Milano që do duhej të mbërrinin në Tiranë rreth orës 1 të natës, ndërsa në faqe nuk ka asnjë orar se kur është parashikuar nisja.
Dy kompanitë po lënë qindra pasagjerë rrugëve, ndërsa autoritetet nuk kanë reaguar dhe marrë asnjë masë. Po sot, në faqen e Rinasit shihen 13 fluturime që janë me vonesë po të këtyre dy kompanive. Kujtojmë që Shqiptarja.com raportoi edhe dhe të njëjtën situatë me mbi 28 fluturime të shtyra.
Vetëm ditën e hënë në Rinas kanë kaluar 43 000 mijë pasagjerë në 125 fluturimeve. Një fluks shumë i madh që kërkon përpikmëri, ndërsa pavarësisht vonesave të herëpashershme, ndaj kompanive nuk është marrë asnjë masë nga autoritetet vendase por qoftë edhe ato të mbërritjes. Udhëtarët shprehen gjithnjë të shqetësuar me shërbimet e kompanisë low cost, të cilat i cilësojnë shpesh skandaloze.
TË DREJTAT E PASAGJERIT:
Ju keni të drejtat tuaja për asistencë dhe kompensim për çdo vonesë mbi 3 orë ose anulim fluturimi. Plotëso formularin e ankimimit në mënyrë korrekte që të përfitoni të drejtat e shkelura nga kompania.
HAPAT QË DUHET TË NDIQNI:
1. Për çdo shkelje plotësoni formularët e ankimimit që i gjeni lehtësisht më poshtë, ose në formë elektronike: https://www.aac.gov.al/te-drejtat-e-pasagjerit/
2. Pas plotësimit të saktë të këtij formulari ankimimi, dërgojeni atë te kompania ajrore në zyrat përkatëse, ose me email dhe prisni përgjigje.
3. Nëse kompania nuk përgjigjet, ose përgjigja nuk ju kënaq, dorëzoni një kopje të ankesës së ankim- imit në zyrat e Aviacionit Civil, që ndodhen në Aeroport kt i 2-të mbi check-in, ose në emailin zyrtar: [email protected]
Autoriteti i Aviacionit Civil, ju premton se do të trajtojë ne seriozitetin maksimal dhe në kohë rekord çdo ankesë tuajën.
Milano-Tiranë- Wizz Air (Duhej të mbërrinte në 00:55)
Nuremberg Germany- Tiranë- Wizz Air (Duhej të mbërrinte në 00:55)
Romë Ciampino-Tiranë- Ryanair
Rome Fiumicino- Tiranë- Wizz Air
Ancona- Tiranë- Wizz Air
Treviso-Tiranë- Wizz Air
Pescara-Tiranë- Wizz Air
Nice- Tiranë- Wizz Air
Rome Fiumicino- Tiranë- Wizz Air
Tiranë-Verona – Wizz Air
Tiranë- Karlsruhe Germany- Wizz Air
Tiranë- Memmingen/Munich- Wizz Air
Nuk thuhet per Ryanair po wizz Air është kompania ma e keqja në bot të cilen duhet ndalur rreptësisht. Shteti mundet me ba një gjē të till sepse udhētarët nuk e kan këtë të drejt për ta ndalur një kompani të deshtuar që veq në shtetet e liga punon dhe manipulon me udhëtarët.
PërgjigjuPo si nuk del njeri te sqaroje,si nga Wizz Air ashtu dhe nga ministria e linjes?
PërgjigjuCiles linje? Milano - Tirane? Jane me pushime se eshte vape.