3 083 familje në nevojë dhe individë janë ndihmuar gjatë ditës së sotme me pako ushqimore, medikamente dhe shërbime të tjera për të cilat kishin nevojë.
Ndihmat humanitare do të vijojnë të shpërndahen për të gjitha familjet në nevojë dhe pensionistët në banesat e tyre deri në fund të luftës me koronavirusin.
Deri në këto momente janë ndihmuar me ushqime dhe barna mjekësore 163 811 familje dhe individë, ndërsa ndihmat nga Rezervat e Shtetit por dhe organizatat bamirëse do të vijojnë pa pushim dhe në ditët e tjera, që askush të mos mbesë pa shpresë dhe pa ushqim në shtëpitë e tyre.