FIER- Prej tre ditësh vijojnë që të jenë ende aktive vatrat e zjarrit në pyllin me pisha në Pishporo në Fier.
Report Tv solli pasditen e sotme pamje të tjera me dron ku duket sipërfaqja e madhe me pisha tashmë e përfshirë nga flakët që vijon ende të digjet.
Po sot pasdite u mësua se ishin 7 zjarrfikëse të cilat janë angazhuar për të shuar flakët.
Sipas shefit të shërbimit zjarrfikës të bashkisë Fier, Zija Hyka përgjatë gjithë natës në terren kanë qëndruar në gatishmëri një gruo zjarrfikësish për të mos lejuar përhapjen e flakëve drejt zonës së banuar.
Mëngjesin e sotëm për të shuar flakët ishin 4 mjete zjarrfikëse, forca mbështetëse të bashkisë, 9 punonjës të ADZM-së dhe 40 forca të armatosura të repartit të Poshnjës, për të neutralizuar perimetrin e zjarrit.
Ndërkohë po sipas Hykës, gjatë orëve të vona të mbrëmjes është riaktivizuar edhe një vatër zjarri në Darzezë e cila është neutralizuar falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve zjarrfikëse.
Zjarri u riaktivizua mesditën e së mërkurës dhe vijon të jetë aktiv, 27 shator, pasi favorizohet nga era e fortë ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme në zonën e mbrojtur të pyllëzuar me pisha.
Gjatë dy ditëve të betejës me flakët është kërkuar vazhdimisht ndërhyrja nga ajri, gjë që nuk është realizuar.
Pamje të tjera me dron që kanë mbërritur në redaksi tregojnë dëmet e mëdha që vijon të shkaktojnë flakët në masivin me pisha në Pishporo të Fierit
Tashmë 7 zjarrfikëse janë angazhuar për të shuar flakët.
Zjarrfikësit e Fierit kërkuan helikopter, i cili nuk u mundësia nga Emergjencat Civile.
FIER - Pamjet me dron tregojnë dëmet e mëdha që ka shkaktuar zjarri në pyllin e Pishporos në Fier i cili vijon prej 3 ditësh.
Gjatë mesditës së sotme intensiteti i flakëve është ulur dhe është vënë nën kontroll një pjesë e mirë e perimetrit të përfshirë nga flakët.
Ndërkohë në terren që në orët e para të mëngjesit vijojnë punën 4 mjete zjarrfikëse, forca mbështetëse të bashkisë si dhe 40 efektivë të forcave të armatosura të repartit të Poshnjes.
Zjarri u riaktivizua mesditen e të mërkurës, 27 shtator dhe u favorizuar nga era e fortë duke u përhapur në sipërfaqe të gjerë.
Aktualisht nuk ka vatra të rrezikshme por era e forte rrezikon riaktivizimin e vatrave të vëna nën kontroll.