Kronikë

Digjet prej 24 orësh pylli me pisha në fshatin Gjorgos në Fier, zjarrfikësit hasin vështirësi për shuarjen e tij për shkak të terrenit

24 Korrik 2021, 10:59| Përditesimi: 24 Korrik 2021, 18:39

  • Share

Temperaturat e larta dhe era po ndikojnë në përhapjen e zjarrit në kodrat e Gjorgozit.

Prej më shumë se 24 orësh vijon që të digjet pylli me pisha në fshatin Gjorgos në Fier. Zjarri që ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme malore, është i vështirë që të shuhet nga zjarrfikëset për shkak të terrenit të vështirë. Në këto kushte është ndërhyrë në mjete rrethanore për shuarjen e vatrës së zjarrit.

Ndërkohë kanë shkuar për të dhënë ndihmën edhe zjarrfikësit e Patosit, ku po punohet intensivisht në kontrollin e flokëve. Në vendngjarje kanë mbërritur 2 automjete zjarrfikëse dhe shumë forca zjarrfikëse.

Ora 18:37
Zjarri në pyllin me pisha në fshatin Gjorgoz të Fier, punonjësi i pyjores izolohet mes flakëve dhe tymit, shpëtohet nga zjarrfikësit

Forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur shpëtimin e punonjësit të pyjore në Gjorgoz të Fierit, i cili rrezikoi jetën pasi u izolua nga flakët në zjarrin që ka përfshirë prej më shumë se 24 orësh pyllin me pisha të fshatit. Rauf Muskaj, fatmirësisht ndodhet në gjendje të mirë, pasi u shpëtua nga Shërbimi Zjarrfikës Patos.

Punonjësit e pyjores po punojnë bashkë me zjarrfikësit për shuarjen e flakëve,, por puna e tyre vështirësohet për shkak të terrenit të vështirë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?