Turistë në Tiranë

Ekonomi

Vijon trendi pozitiv i turizmit/ Në prill erdhën 819 mijë të huaj, në rritje me 3.2 % krahasuar me vjet

23 Maj, 13:19| Përditesimi: 23 Maj, 16:50

  • Share

Shqipëria po vizitohet nga më shumë turistë se vitin e kaluar, edhe pse vrulli rritës është ngadalësuar, pasi trendi është më i ulët se në 2024-ën. Nëse vjet në prill numri i të huajve që erdhi në Shqipëri ishte 29% më i lartë se në prill të 2023-shit, këtë vit sipas të dhënave të INSTAT në muajin prill kanë ardhur 819 mijë të huaj ose 3.2% më shumë se vjet.

Në raport me prillin e vitit të shkuar numri i të huajve që ka ardhur për pushime në vend është rritur me vetëm 0.8%, ndërkohë që është shtuar me 42% numri i udhëtarëve tranzit si dhe 40% rritje është regjistruar tek të huajt që kanë erdhën për biznes.

Ndërsa si periudhë katërmujore vendi është vizituar në katër anët e tij nga 2.4 milionë të huaj, me rritje prej 5% krahasuar me periudhën janar-prill 2024. Pjesa dërrmuese e turistëve është nga Evropa e kryesisht nga shtetet fqinje, ndërsa në rritje është edhe numri i pushuesve nga SHBA dhe Azia.

Pak ditë më parë Komisioni Evropian paralajmëroi një ngadalësim të ekonomisë së Shqipërisë, për shkak të tensioneve tregtare dhe gjeopolitike në botë, të cilat do të përkthehen në flukse turistike më të ulta se pritshmëritë si dhe reduktim të investimeve të huaja. Të njëjtin parashikimin e ka mbështetur edhe Banka e Shqipërisë në raportet e fundit për situatën monetare dhe ekonomike.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

S.B/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kërkon anulim të zgjedhjeve, si ju duket?