Programacion

E Hënë
12
Prill
E Martë
13
Prill
E Mërkurë
14
Prill
E Enjte
15
Prill
E Premte
16
Prill
E Shtunë
17
Prill
E Diel
18
Prill
E Hënë
19
Prill
E Martë
20
Prill
E Mërkurë
21
Prill
E Enjte
22
Prill
E Premte
23
Prill
E Shtunë
24
Prill
E Diel
25
Prill

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në Gjirokastër për të parë nga afër procesin e vaksinimit

Politikë

Vijon vaksinimi masiv, Rama-Manastirliu në Gjirokastër: Pezullimi i fluturimeve ka vonuar ardhjen e dozave, brenda fundjavës ulet mosha e vaksinimit në vend

8 Prill, 12:07| Përditesimi: 8 Prill, 12:16

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, kanë ndjekur nga afër vaksinimin e të moshuarve në Gjirokastër. Manastirliu tha se gjatë fundjavës pritet të ketë një ulje të grupmoshës së vaksinimit në të gjithë vendin.

“Në gjithë qarkun e Gjirokastrës janë kryer mbi 10 mijë vaksinime, ndërsa në tërësi kemi arritur mbi 230 mijë vaksinime. Në Gjirokastër ne kemi filluar të ulim grupmoshën. Edhe pse në fakt presim që gjatë kësaj fundjavës të kemi një ulje të moshës në gjithë vendin, pra + 65 vjeç dhe +60 ata me sëmundje kronike”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha se ndërprerja e fluturimeve ka bërë që të ketë vonesa në ardhjen e vaksinave, ndërkohë që tha se jemi të përgatitur për të rritur ritmin e vaksinimit.

“Kemi pasur pak vështirësi sepse në fakt pezullimi i linjave ajrore ka bërë që edhe vaksinat që prisnim që të vinin, të vonohen. Ndërkohë që ne duam që të rrisim ritmin e vaksinimeve dhe jemi të përgatitur për 20-30 mijë vaksinime në ditë”, bëri me dije Manastirliu.

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur të pajustifikueshme dhe të patolerueshme veprimin e kontrollorëve të AlbControl, për të vonuar ardhjen e vaksinave të planifikuar për ditën e djeshme.

“Ajo që është e pajustifikueshme dhe e patolerueshme është se ne e kemi humbur faktikisht ngarkesën e djeshme të vaksinave. Dhe kjo është realisht e dhimbshme në një kohë lufte, kur çdo sekondë dhe çdo minutë vlen. Dhe kur ne nuk po lëmë sekondë dhe minutë pa shfrytëzuar. Por sidoqoftë një gjë është mbase pak por e sigurt, që nuk ka shanse që forca destruktive, forca absolutisht të verbëra, forca të së shkuarës që duan me çdo kusht të rimarrin peng të ardhmen të na ndalin në këtë proces”, tha Rama.

Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 232,556 doza të vaksinës ndaj COVID19, nga të cilat janë mbi 162 mijë të moshuar të vaksinuar. Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.

J.GJ./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni pro apo kundër anulimit të moratoriumit të gjuetisë premtuar nga Lulzim Basha?