Skandali mjedisor vazhdon te gjenerojë në Përmet. Zjarri që pushtoi landfillin e Piskovës mesditën e djeshme, ka vijuar edhe sot. Ajo çka e bën dhe më kritike situatën dhe në kufijtë e pabesueshmerisë janë prezenca e fadromave në këtë vend ku po punojnë për djegjen masive të të gjitha mbeturinave në kete vendgrumbullim.
Duket qartë nga pamjet se fadromat po operojnë në terren duke shtyre grumbujt e plehrave në vatrën e zjarrit. Ky është një superskandal që kërkon patjetër ndërmarrjen e veprimeve ligjore ndaj urdhëruesve që duket se janë automatikisht dhe zjarrëvënësit e mbeturinave urbane. Kemi kërkuar informacion nga tre persona që ndiqnin procesin e evadimit të plehrave drejt vatrave të zjarrit përmes fadromave, por ata janë shmangur jo vetëm nga mikrofoni, por edhe nga fokusimi i kameras.
Nga ana tjetër banorët e Piskoves të cilët janë dhe më të ekspozuarit ndaj tymit kanceroz që çlirohet nga djegia e plehrave,kanë bërë fajtor Bashkinë e Përmetit për të gjithë këtë situatë.
Banorët e Piskovës dy vitet e shkuara kundërshtuan ndërrimin e këtij landfilli pranë fshatit të tyre pasi parashikuan këtë katastrofë mjedisore.