Vijuan lëvizjen në karrexhatën e majtë, pasi parakaluan, droni kap shoferët ‘problematik! Gjobiten nga ‘Rrugorja’ (VIDEO)

29 Tetor 2022, 11:55| Përditesimi: 29 Tetor 2022, 12:27

  • Share

TIRANË- Disa shoferë janë gjobitur pasi nuk kanë respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.

Siç mund të shihet në pamje, këta shoferë ndonëse kanë kryer parakalimin kanë vazhduar të qarkullojnë në anën e majtë të karrexhatës, ndonëse rruga është e lirë. Për këtë arsye ato janë ndaluar nga patrulla që i ka gjobitur.

“Në këtë video të dronit "edukues" evidentohet pozicionimi i drejtuesve të mjeteve, në karrexhatë, duke u treguar me përdoruesit e rrugës që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe me shkelësit. Kujdes‼ Pas manovrës së parakalimit, mjetet duhet të zhvendosen dhe të qarkullojnë në anën e djathtë të karrexhatës, edhe kur rruga është e lirë!  Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë është i vendosur të konstatojë dhe ndëshkojë çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor’, thuhet në njoftimin e policisë.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Biu: 29/10/2022 16:54

    Crendesi ka ne cilen korsi rri makina kur tabela e shpejtesis eshte 110 km ne ore shoferi nuk mund ta tejkaloje kete shpejtesi se nuk ka te drejte te parakaloj makine tjeter jasht tabeles shpejtesis keshtu si thote polic shpejtesia tabeles duhet te jete pa limit

    Përgjigju
  • Liku: 29/10/2022 16:37

    Polic te pa afte qe nuk njohin rregulloren,gjoba vihet ne rast se tejkalon shpejtesin e tabeles ne qofte se tabela e shpejtesis eshte 100 km me kete shpejtesi mund te rrije dhe paralel ne dy ose tre korsi se nuk ka te drejt asnje makine te beje parakalim keshtu funksionon ne europe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?