BERAT-Stuhia e fortë e erës regjistroji viktimën e parë në qytetin e Kuçovës. Djali 26-vjeçar, që ishte duke punuar për montimin e një paneli diellor në shtëpinë e një të afërmi të tij, ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme. Majkëll Vrapi ra nga soleta e shtëpisë si pasojë e erës së fortë, por rrëzimi nga një lartësi rreth 3 metër i shkaktoi të riut nga fshati Tapi në rrethin e Kuçovës fraktura dhe shembje në të gjithë trupin.
Majkëll Vrapi u gjet pa ndjenja në tokë dhe u transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat. Ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje të menjëhershme kirurgjikale por për shkak të gjendjes së tij të rënduar,26-vjeçari u transportua drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Mësohet se Vrapi nuk i mbijetoi dot plagëve të rënda dhe ndërroi jetë gjatë rrugës drejt Spitalit të Traumës në Tiranë .Familjarët e djalit të tyre të vetëm kanë hapur sot dyert e mortit, për ta përcjellë 26-vjeçarin drejt banesën të fundit.
Të shumtë kanë qenë miqtë dhe të afërmit e 26-vjeçarit,që i janë drejtuar banesës së familjes Vrapi, për të ngushëlluar prindërit dhe motrën e të ndjerit si dhe për ta përcjellë atë për në banesën e fundit. Ata shprehen se, Majkëlli ishte një djalë i mirë, punëtor dhe shumë i respektuar. Ata shprehen se, e morën vesh lajmin tragjik nga mediat dhe i tronditën shumë. "Djali ishte shumë i mirë, punonte ku të gjente për të ndihmuar familjen,që është një familje në kushte të vështira ekonomike .Era e fluturoi 30 metra larg, na erdhi shumë keq kur mësuam që ndërroi jetë".- thanë ata.
Vendi u përfshi nga moti i keq një ditë më parë, ku u shënuan incidente në gjithë vendin si pasojë e erës së fortë.
Sigurija ne pun ashte zeroooo
Përgjigju