Viktimat ia kishin ndaluar hyrjen/ 'Jam Oti', si përdori nipin e tij Përparim Ademi për tu futur në shtëpinë e motrave

4 Janar 2021, 14:34| Përditesimi: 4 Janar 2021, 14:39

  • Share

1609766921_METANIKRISTINA.jpg

Përparim Ademi ka përdorur si karrem nipin e tij me emrin Kastriot për të bërë të mundur futjen në banesën e dy motrave, të cilat më pas do t'i vriste.

Në dëshminë e dhënë nga djali i Zhaneta Metanit tregohet qartë se si kur është trokitur në derën e shtëpisë së tyre në syrin magjik është shfaqur Kastrioti dhe më pas ka dalë Përparim Ademi me motrën e tij.

Djali i mitur i Zhanetës tregon se në mëngjes rreth ores 09.50 është çuar nga gjumi dhe ka shkuar ne sallon. Aty ka qene mamaja dhe tezja e tij. Më pas ka rënë zilja.  

Fëmija ka parë në syrin magjik dhe aty ka parë person të quajtur Kastriot te cilin e njihte dhe me parë, i cili ishte nipi i Përparimit.

Pas tij është çuar tezja Kristina, dhe pa parë tek dera ka pyetur me zë të lartë kush ishte dhe nga ana tjetër e derës u dëgjua "jam Oti".

Kristina ndërkaq ka hapur derën dhe në atë çast  ka parë Përparimin, që e ka shtyrë derën fort dhe ka hyrë brenda me armën tip Kallashnikov.

 


Lajmi kryesor:

Report Tv zbardh dëshmitë tronditëse/ Përparim Ademi përdorte dy motrat për prostitucion e trafik fëmijësh? 10 fëmijë me to i ka shitur në Greqi?!


K.T./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?