Sociale

Qendra rezidenciale në Tiranë ilustrim në librin e historisë si model i fshatit në Shqipëri, shkaktohet zemërim në rrjet! Ministria e Arsimit: Po e verifikojmë

15 Tetor 2021, 20:10| Përditesimi: 15 Tetor 2021, 22:13

  • Share

TIRANË- Në rrjetet sociale po qarkullon një foto, ku shihet se në librin e historisë së klasës së katërt, një prej lagjeve rezidenciale elitare rreth Tiranës është sjellë si ilustrim i fshatit shqiptar. Ky fakt ka shkaktuar zemërim të qytetarëve, pasi një gjë e tillë nuk paraqet një realitet.

Në materialin e ofruar në librin e Historisë, fshati shqiptar realiteti i fshatrave shqiptarë përshkruhet jashtë çdo realiteti të periferisë së Shqipërisë.

Mjafton të lexosh vetëm njërën nga fjalitë: “Pothuaj të gjithë shtëpitë e fshatit janë bërë të reja“, për të konkluduar se sa larg asaj që shohim e me të cilën përballemi çdo ditë, është ky përshkrim.

“Rruga automobilistike të çon drejt e në qendër të fshatit. Me rrugë të aslfaltuara, ai lidhet jo vetëm me qytetin, por edhe me fshatrat të tjera“, thuhet në përshkrimin e tekstit të Historisë së klasës së katërt.

“Në qendër të fshatit është shkolla dhe qendra shëndetësore. Fshati është vërtet i bukur dhe atje jetohet mirë“, vijon përshkrimi.

Report Tv është interesuar pranë Ministrisë së Arsimit, ku burimet thanë se kanë marrë dijeni për këtë foto. Ato janë shprehur se librat shkollorë prodhohen nga shtëpitë botuese dhe është një komision i posaçëm që i kontrollon. Për këtë arsye kanë nisur verifikimet.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hana: 16/10/2021 08:57

    Vaksinen ta beje kush do me deshire, por jo me detyrim. Absurditeri me i madh eshte qe thone duhet bere vaksina qe te mbrohen te tjeret dhe mos ngjisesh virusin. Kur nderkohe kushdo qe vaksinohet perseri eshte mbartes i virusit. Vete shkenca e thote qe imuniteti natyral eshte me i mire se vaksina. Perse dikush qe e ka kaluar Covid duhet te vaksinohet? Shembulli tjeter eshte Izraeli, mbi 90 % e popullates u vaksinuan dhe spitalat perseri u mbushen. Covid nuk u largua. Gjykojeni vete se cfare luhet.

    Përgjigju
  • Tefta: 15/10/2021 22:50

    Ku paska shkuar hipokrizia. Zot na ruajt. Edhe ne komunizem nuk eshte pare kaq erektizem.

    Përgjigju
  • Artan: 15/10/2021 20:26

    Njerez idiote

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?