Villarreal - Barcelona

Sport

Villarreal - Barcelona do të luhet në Miami, Federata Spanjolle jep dritën jeshile për ndeshjen e La Ligës

12 Gusht, 16:00| Përditesimi: 12 Gusht, 16:01

  • Share

Federata Spanjolle e Futbollit ka miratuar propozimin e La Ligës për ta zhvendosur në Shtetet e Bashkuara supersfidën e dhjetorit mes Villarrealit dhe Barcelonës.

Në mbledhjen e fundit të bordit u aprovua që ndeshja të zhvillohet në 'Hard Rock Stadium' të Miamit, një arenë ikonike e sportit amerikan, duke e bërë këtë përballje historike si një nga të parat e La Ligës që luhet jashtë Spanjës.

Hapi i radhës është një kërkesë zyrtare nga Federata Spanjolle në UEFA, e cila më pas do të paraqitet në FIFA për autorizimin përfundimtar. Nëse gjithçka shkon sipas planit, tifozët në Florida do të shohin nga afër, Yamal Lewandowskin, Pedrin dhe yjet e tjerë të katalanasve në një ndeshje që premton spektakël.

Rregullat e FIFA-s aktualisht nuk lejojnë që ndeshjet e ligave vendase të luhen jashtë vendit, por vitin e kaluar ajo ngriti një grup pune për të studiuar çështjen.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?