Federata Spanjolle e Futbollit ka miratuar propozimin e La Ligës për ta zhvendosur në Shtetet e Bashkuara supersfidën e dhjetorit mes Villarrealit dhe Barcelonës.
Në mbledhjen e fundit të bordit u aprovua që ndeshja të zhvillohet në 'Hard Rock Stadium' të Miamit, një arenë ikonike e sportit amerikan, duke e bërë këtë përballje historike si një nga të parat e La Ligës që luhet jashtë Spanjës.
Hapi i radhës është një kërkesë zyrtare nga Federata Spanjolle në UEFA, e cila më pas do të paraqitet në FIFA për autorizimin përfundimtar. Nëse gjithçka shkon sipas planit, tifozët në Florida do të shohin nga afër, Yamal Lewandowskin, Pedrin dhe yjet e tjerë të katalanasve në një ndeshje që premton spektakël.
Rregullat e FIFA-s aktualisht nuk lejojnë që ndeshjet e ligave vendase të luhen jashtë vendit, por vitin e kaluar ajo ngriti një grup pune për të studiuar çështjen.
Komente
