Kronikë

Gjyqi në GJKKO/ Vilma Nushi kërkon dënimin e Vokshi për shpifje, seanca e radhës më 24 prill

15 Prill, 10:52| Përditesimi: 24 Prill, 09:10

  • Share

TIRANË-Është zhvilluar këtë të martë seanca mes biznesmenes Vilma Nushi dhe deputetes Albana Vokshi në Gjykatën e Posaçme. Të pranishme në seancë ishin të dyja palët. Nushi lexoi pretendimet e saj, ku kërkoi dënimin e Albana Vokshit për veprën penale të “Shpifjes”, lidhur me deklaratat që ajo ka bërë në Komisionin hetimor parlamentar për “Sterilizimin”.

Pas deklarimit të biznesmenes, prokurori i çështjes Elvin Gokaj ka kërkuar shtyrjen e seancës. Gjykata caktoi datën 24 prill ora 09.00 për seancën e radhës, ku do të jetë deputetja demokrate ajo e cila do paraqesë pretendimet e saj.

Më herët ka patur shtyrje të seancave si pasojë e mungesës së deputetes Vokshi. Vilma Nushi dhe Shoqëria 3P Life Logistic sh.p.k,  që ka fituar koncesionin e Check Up, kanë kallëzuar Albana Vokshni për veprën penale të “Shpifjes”. Koncensionari thotë se në 10 vite vlera e projektit është 63 milionë euro në total, dhe jo 130 milionë euro, saç ka akuzuar Vokshi.

SI.E./Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?