TIRANË - Ish-kryetarja e Komisionit Hetimor për koncesionet në shëndetësi Albana Vokshi dhe biznesmenia Vilma Nushi e cila e ka paditur për shpifje, nuk u pajtuan në seancën e parë në Gjykatën e Posaçme.
Pas përfundimit të seancës, Vokshi tha se asnjëra prej palëve nuk ra dakord për pajtim, ndërsa paralajmëroi se do t’i shkojë deri në fund skandaleve të koncesionit të Check-upit dhe sterilizimit.
Vokshi tha se në proces do të kërkojë si dëshmitar Edi Ramën, Ogerta Manastirliun dhe Ilir Beqajn, të cilët ende nuk kanë dhënë llogari mbi vjedhjen që i është bërë popullit.
'Asnjë nga palët nuk pranoi të pajtohet, pra kaloi në seancë shqyrtimi. Seanca e radhës u la për 13 mars ora 9. Meqë Vilma Nushi nuk mbylli as gojën time, as të opozitës, por në formë shantazhi më ka paditur pas letrave publike dhe investon GJKKO, sigurisht siç isha në herën e kaluar do jem në çdo seancë për të prezantuar të gjitha faktet që unë i kam prezantuar edhe në komisionin hetimor. Nuk mund të pranoj dhe do vazhdojë të denoncoj në të gjitha hapësirat e mia çdo abuzim, korrupsion dhe sidomos kur kanë të bëjnë me jëtën e qytetarëve. Vilma Nushi e ka financuar Edi Ramën për të marrë pushtetin dhe Ramna i dha koncesionin e check up dhe pas këtij koncesioni i dha me dhjetëra tendera të tjerë', u shpreh Vokshi për gazetarët.
Komente
