Vin Veli dhe partnerja Karolina Gasiunaite

VIP & Spektakël

Vin Veli baba për herë të dytë! Zbulohet partnerja

16 Dhjetor 2024, 19:56| Përditesimi: 16 Dhjetor 2024, 20:01

  • Share

DJ i njohur Vin Veli do të bëhet baba për herë të dytë. Lajmi vjen pas disa muajsh spekulimesh lidhur me jetën e tij private.

Një nga postimet e tij në rrjetet sociale, ku shfaqte një foto me një vajzë të panjohur, ngjalli dyshime për një lidhje të re dashurie.

Vajza që kishte tërhequr vëmendjen ishte Karolina Gasiunaite, e cila në një postim të saj në Milano e kishte etiketuar Vin Velin.

Duke hedhur dritë mbi marrëdhënien e tyre, DJ Vin Veli ka shpërndarë edhe një foto në Insta Story ku ai dhe Karolina shihen së bashku, duke festuar ditëlindjen e saj, ndërkohë që në sy bie barku i rrumbullakosur.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?