Vinicius Junior

Vinicius Junior favorit, të hënën zhvillohet ceremonia e 'Topit të Artë' në Paris

27 Tetor, 22:04| Përditesimi: 27 Tetor, 22:10

  • Share

FRANCË, Paris - Lionel Messi dhe Aitana Bonmati, fituesit e “Topit të Artë” në vitin 2023 do të njohin pasardhësit e tyre këtë të hënë.

Në 'Théâtre du Châtelet' në Paris, do të shpërblehet lojtari më i mirë i sezonit 2023-2024, në fund të një mbrëmjeje ku do të jepet edhe ‘Trofeu Kopa’ (lojtari më i mirë nën 21 vjeç), ‘Trofeu Yachine’ (portieri më i mirë), ‘Çmimi Socrates’ (për një lojtar të përfshirë në projekte sociale dhe bamirësie), ‘Trofeu Gerd Müller’ (shënuesi më i mirë i sezonit), më pas trofetë për trajnerin më të mirë dhe klubin më të mirë të vitit.

Ceremonia e së hënës do të jetë edicioni i 68-të i ndarjes së çmimeve dhe këtë vit themeluesit e France Football janë bashkuar me UEFA-n për një ngjarje që feston më të mirët në lojë bazuar në performancat gjatë sezonit, nga 1 gushti 2023 deri më 31 korrik 2024.

Didier Drogba dhe Sandy Heribert do të jenë prezantuesit e eventit. Personalitetet e ftuar në këtë event do të shfaqen në tapetin e kuq në orën 19:15, më pas ceremonia zyrtare do të fillojë në orën 20:45, me ndarjen e çmimeve të ndryshme dhe “Topin e Artë” 2024.

Eventi pritet të përfundojë rreth orës 22:45, të hënën e 28 tetorit 2024. Vinicius Junior i Real Madrid është favorit për trofeun, teksa pas tij Rodri dhe Bellingham.

Të nominuarit

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?