TIRANË- Katër persona janë arrestuar në Vaqarr të Tiranës pas operacionit të koduar ‘Just’. Katër të rinjë kanë rënë në pranga pas kontrolleve të ushtruara në një lokal në Vaqarr.
Shërbimet e Policisë gjetën faqe dhe linqe që shërbenin për vënien e basteve sportive.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan E. M., 35 vjeç, A. K., 31 vjeç, A. Xh., 29 vjeç, dhe E. K., 32 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.
Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 4 celularë që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Kapen milingonat! Nuk kapen elefantët turp! Në Vaqar? Pojanë të lulzuara në gjith Shqipërinë dhe kapen në Vaqar,janë oficerët e krimit ekonomik që janë bashkpuntorë me bandave të lotove që janë bo milioner.
Përgjigju