Vinin baste sportive me celular, dy të arrestuar në Laç

23 Prill, 11:50| Përditesimi: 23 Prill, 11:52

  • Share

Dy persona janë arrestuar nga policia në Laç, pasi janë kapur duke vënë baske sportive me celular në një lokal.

Në pranga kanë rënë, Aurel Kastrati 34-vjeç dhe Klodjan Kastrati, 41 vjeç, të dy banues në Laç.

‘Gjatë kontrolleve të kryera në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, në lokalin në pronësi të Aurel Kastratit, u kapën ai dhe 41-vjeçari, duke vënë baste sportive, me celularë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 celularët e këtyre shtetasve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë.’- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?