TIRANË- Dy persona kanë rënë në pranga dhe 1 tjetër është vënë në hetim, pasi vinin baste sportive online.
Ata kishin përshtatur subjekte për të vendosur bastet online. Gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia, tre personave u janë gjetur në celularë linqe që shërbenin për vënien e basteve online.
“Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, të cilët kishin përshtatur ambientet e disa subjekteve, për organizimin e lojërave të fatit, si dhe ushtronin veprimtarinë e paligjshme të vënies së basteve sportive, nëpërmjet celularëve.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, pas një pune të mirëfilltë hetimore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Echo".
Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit H. Xh., 18 vjeç, dhe A. Xh., 57 vjeç, të dy banues në Tiranë. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. Xh., 37 vjeç”, njofton policia.
Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 3 celularë që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.