Pak ditë më parë moderatorja sportive Viola Spiro ka festuar 31 vjetorin e linjës. Në rrjetet sociale ajo tregoi detaje nga organizimi. Në ditën e saj më të rëndësishme ajo kishte zgjedhur të vishte një fustan të zi dhe duhet pranuar se dukej mjaft elegante.
Ndërkohë Viola ka emocionuar me postimin më të fundit ku tregon se dhuratën më të bukur e ka marrë nga nëna e saj. Bëhet fjalë për një poezi të dedikuar me fjalët më të ëmbla të një nëne.
"Dhurata më e mirë, të dua në pafundësi", shkruan Viola duke treguar edhe poezinë që i ka kushtuar e ëma.
Komento