‘Violinisti’/ Fëmijëria e Arbenit dhe Saimirit në film, Bajo përlotet në premierë për të vëllanë, nëna në sallë: Edhe në ditët e fundit flisnim për skenat!

26 Prill, 16:26| Përditesimi: 26 Prill, 16:53

  • Share

Me filmin “Violinisti” Saimir Bajo kthehet në fëmijërinë e tij të hershme, kur në kërkim të lidhjeve me muzikën, gjen një dashuri më të madhe, kinemanë. Rikrijon tablonë familjare në shtëpinë e tyre në Gjirokastër. Me kostumografinë, arredimin, mizasenat përpiqet të udhëtojë pas në kohën e diktaturës...

“Ky film është një memorie, me copëza të vogla të fëmijërisë kur isha i vogël 5-vjeç”, shprehet Saimir Bajo, regjisor dhe skenarist.

Filmi, artistikisht i dramatizuar,  u prezantua fillimisht në Qendrën e Artit “Agimi” në Tiranë” e në mes javë në Gjirokastër. Ideja për realizimin e tij është e kahershme. Konkretizimi në xhirime në vitin 2020 përkon me ndarjen e parakohshme nga jeta të të vëllait, skulptorit Arben Bajo. Dy vëllezërit Bajo në fëmijërinë e tyre, vijnë përmes interpretimit të Fjordi Sejfos dhe Vangjel Kondilit. Është e vështirë për Saimirin prezantimi në mungesë të Arbenit, që ky film e rikthen në moshë të hershme me dashurinë e talentin për artin në të gjithë format e tij.  

“Në fakt ky është një film dhe një skenar që duhet ta xhiroja në gusht të vitit 2020. Në atë kohë kisha ardhur në Tiranë për të bërë përgatitjet e filmit dhe qëndrova 10 ditë me Benin... (përlotet). Dhe deri në ditët e fundit kemi diskutuar me Benin disa skena që filmi i ka si për shembull skena e antenës me fëmijët që nuk e kisha në skenar”, tregon më tej Bajo.

Në sallën e mbushur plot, prania e nënës në radhët e spektatorëve ia shton emocionet. I biri e sjell të portretizuar në film mes interpretimit të Mirela Naskës.

“Dua t’i shpreh mirënjohjen të shtrenjtës, nënës sime. Pasi, në atë moment të ikjes tragjike të Benit, në mënyrë të parakohshme, nëna ime e fortë fisnike, e bukur, një javë pasi Beni u nda me ne fizikisht... javën e dytë erdhi në Gjirokastër mes stafin e filmit dhe u bë një ndihmesë e madhe për të gjithë ne”, tregon regjisori.

Gjatë premierës së filmit në Gjirokastër, artistit të ndjerë, Arben Bajo iu akordua titulli “Qytetar Nderi i Gjirokastrës”.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?