Violinisti Florian Vlashi

Kultura

Udhëtimi në Madrid e Milano i Florian Vlashit me tingujt e violinës

24 Nëntor 2021, 22:39| Përditesimi: 24 Nëntor 2021, 22:49

  • Share

TIRANË- Violinisti Florian Vlashi ka zbuluar datat 2 koncerteve të radhës.

Ai do të jetë në 25 nëntor në Madrit se bashke më pianisten Mariana Pelari, në një mbrëmje speciale nga Ambasada Shqiptare në Madrid.

Një ditë më pas, violinisti do të udhëtojë drejt Milanos ku është i ftuar nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë.

"- Madrid 25 Nëntor, bashkë me pianisten dhe miken time Mariana Pelari do të luaj në një mbrëmje speciale i ftuar nga Ambasada Shqiptare në Madrid. Në program vepra nga Tole, Sarasate, Granados dhe një premierë absolute: "For little Lira" (versión për violinë e piano) e kompozitorit Endri Sina. - Milano 26 nëntor, i ftuar nga Konsullata e Pergjithshme e Republikës së Shqipërisë në Milano bashkë me kolegë e miq të rrallë do të luajmë programin e mëposhtëm:
I

Josë Herrando: Sonata "El Jardín de Aranjuez..." për violinë e çembalo
J. PH. RAMEAU: "Cruelle mère des amours" për soprano

II
Vasil S. Tole: "Alla shqiptarçe" për violinë solo
Bela Bartok: 5 Duo për violina

III
Arcangelo Corell: "La Follia"
Sonata op 5 n12 për violnë e çembalo
Florian VLASHI, violinë
Jusuf BESHIRI, çembalo
Ana Naqe, soprano
Klea Brahimi, balerinë
Pirro Gjikondi, violinë
"Galeria Meravigli", Milano", shkruan violinisti. 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?